Pushimet ekzotike në këtë periudhë ku shumica prej nesh po vuajnë prej të ftohtit duket se nuk kanë mbaruar ende për Fjolla Morinën.

Ajo po relaksohet totalisht në ishujt Maldive së bashku me mikeshën e saj.

Këtë e tregojnë më së miri dhe fotot e postuara në rrjetin social “Facebook”.

Fjolla ka shfrytëzuar çdo gjë që fal ky ishull fantastik, që nga gatimet tradicionale, kulturën, traditat dhe plazhet piktoreske.

fjolla morina

E veshur me një palë bikini në ngjyrë ari Fjolla ka ekspozuar linjat bombastike.

Sigurisht që komentet kanë qenë të shumta nga fansat, ku vihet theksi te format seksi të këngëtares.

Së fundmi Fjolla ka sjellë këngën “Tym” në bashkëpunim me reperin Stresi.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)