Me 700 mijë lekë të reja janë gjobitur Partizani dhe Tirana nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për sjelljen e gabuar të tifozëve në Derbin e së enjtes. Për shkak se tifozët hodhën flakadanë e sende të palejuara në fushë Disiplina gjobiti Partizanin me 300 mijë lekë që ishte organizator i takimit ndërsa Tirana është gjobitur më shumë me 400 mijë lekë po për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj.
Të dyja klubet duhet të dëmshpërblejnë edhe dëmet e shkaktuara në ‘Air Albania’ brenda 15 ditëve. Ndërsa me 100 mijë lekë është gjobitur futbollisti i Partizanit Gjelbrim Taipi i cili ndezi flakadanë pas përfundimit të ndeshjes.
Partizani e fitoi Derbin me rezultatin 2-1 dhe u ngjit në vend të dytë të Kategorisë Superiore.