Trajneri i Teutës, Edi Martini foli për Oversport pas humbjes që të tijtë morën në Laç 4-3. Durrsakët po kryesonin me dy gola, teksa më pas pësuan gola për 'gabimet foshnjarake'.
"Është e pafalshme, pasi po fitonim 2-0. Bëmë disa gabime foshnjarake, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Lodhja është evidente, por duhet të pranojmë rezultatin dhe të shohim përpara. Ngarkesa e madhe e këtyre ditëve apo edhe dëmtimet kanë ndikuar në paraqitjen e sotme.
Merkato? Mendoj që do të afrohet edhe një lojtar tjetër, por duroni edhe një ditë", tha trajneri fillimisht.
Trajneri është pyetur edhe për garën në kampionat apo në Kupë, me shkodranin që tha se do luftojnë në dy fronte.
"Do të luftojmë në të dy frontet, pasi nuk jemi mësuar që të biem nga kategoria. Minutat pas golit të dytë duhet të ishim më të kujdesshëm, nuk mendoj që ishte euforia, por ndoshta pas 2-0 menduam që e fituam këtë takim. Sapo ka filluar faza e tretë. Kemi bërë ndeshje të mira, të harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të vazhdojmë të kthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive", tha Martini.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë, Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën mes 7 golash
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Në Shkodër 'fiken dritat', Vllaznia - Laçi fillon me vonesë! Tifozët braktisin Superligën
14 Dhjetor, 16:11
-
Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës dhe agjenda e javës së 18-të
10 Dhjetor, 09:31
-
Partizani humb komandën e Superligës, Bylisi i Nevil Dedes e mposht në Ballsh
9 Dhjetor, 15:43
-
Fitorja kundër Elbasanit, Brdaric: S'rrezikoja shkarkimin, mendoj vetëm për Vllazninë! Gvozdenovic i zhgënjyer pas humbjes
9 Dhjetor, 12:43
-
Partizani, Veselinovic: Kujdes nga Bylis, mposhtën Vllazninë
8 Dhjetor, 21:22
-
Kategoria e Parë/ Vora katër gola për kreun, Flamurtari mposht Kukësin! Tri pikë për Besën, Korabi ndalet në shtëpi (Renditja)
8 Dhjetor, 16:00
-
Superliga/ Egnatia mposht 1-0 Skënderbeun dhe merr kreun, Laçi ndal pa gola Dinamon! Vllaznia përmbys 1-2 AF Elbasanin, Gjoka dhe Gvozdenovic debutime të hidhura
8 Dhjetor, 15:38
-
Dy humbje radhazi, Vllaznia pret AF Elbasanin! Thomas Brdaric: Të tregojmë fytyrën tonë më të mirë
7 Dhjetor, 16:33
-
Renditja/ Partizani dhe Egnatia barazojnë 1-1 mes polemikave, Skënderbeu e Tirana pa gola në Korçë! Superliga mbyll javën e 16-të
6 Dhjetor, 09:31