Në gjendje të rënduar psikologjike është këngëtarja e njohur greke Besy Arguraki, pasi shtëpia e saj është djegur nga zjarri i pamëshirshme, në Korinthia të Greqisë.
Duke folur për mediat greke, me zë që i dridhej këngëtarja tha se ajo vetë nuk ndodhej në shtëpi në ato momente dhe se ishin komshinjtë ata që i treguan lidhur me ngjarjen e trishtë.
“Mezi flas në këto momente, do iki të shoh shtëpinë. Më dërguan komshinjtë fotografi. Gjatë darkës flakët “hëngrën” shtëpinë time, por dua ta shoh nga afër. Më lajmëruan njerëzit e mi te afërt te cilët ende po mundohen të mbrojnë shtëpitë e tyre. Shtëpitë bëhen prapa njerëzit jo, kjo është me rëndësi.”, tha ajo për mediat.
Lajmi kryesor:
Një tjetër natë ‘lufte’ mes flakëve për banorët e Korinthias në Greqi, zjarri ‘lë pas’ 40 mijë hektarë toke të djegura, tymi mbyt edhe Athinën











