Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, zjarrfikësit e mbështjellin me materiale rezistente ndaj zjarrit

Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, zjarrfikësit e mbështjellin me materiale rezistente ndaj zjarrit

'Gjenerali Sherman', pema më e madhe në botë

Zjarrfikësit po mbështjellin pemën më të madhe në botë me batanije dhe veshje rezistente ndaj zjarrit, pasi rrezikon të përfshihet nga flakët që kanë depërtuar në Parkun Kombëtar ‘Sequoia’ të Kalifornisë. Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të arrijë në pyllin gjigant, një korije e disa prej pemëve më të mëdha në botë, brenda pak orësh.

Pylli strehon rreth 2,000 pemën gjigante të sekuojës, përfshirë ‘Gjeneralin Sherman’ që ka një vëllim prej 1487 m3 dhe është e lartë 84 metra dhe është edhe pema më e vjetër rreth 2.500 vjet.

Më shumë se 350 zjarrfikës, së bashku me helikopterët dhe avionë janë në 'luftë' me flakët, ndërsa disa pemë të rralla janë mbështjellë me materialet rezistente ndaj zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump