Report Tv sjell VIDEON, momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë! Arrestohet drejtuesi

VLORË- Dy të rinj nga Tirana, A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe që pushonin në plazhin e Jalës kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune. Teksa gjendeshin në breg, një gomone i ka përplasur duke u shkaktuar dëme në fytyrë dhe trup. Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar pronarin e gomones turistike Gjergj Priftuli. 37-vjeçari ka humbur kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg. Report Tv sjell videon e momentit ku duket që gomonia ka humbur kontrollin dhe ka shkuar direkt në mesin e pushuesve, ku mbetën të plagosur 2 të tjerë.

Ky aksident në një ndër plazhet më të populluara në vend, nxjerr edhe njëherë në pah mungesën e kontrollove dhe kufizimeve nga ana e policisë ndaj mjeteve lundruese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
VIDEO/ Momenti kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë

 

Report Tv sjell videon nga momenti ku kur gomonia humbi kontrolli dhe mori përpara 2 pushuesit në shezlong

Ora 16:48
U përplasën nga gomonia teksa ishin në shezlong në Jalë, përkeqësohet gjendja e dy pushuesve, nisen drejt traumës

1657965992_gomone.jpg

Dy pushuesit të cilët u përplasën nga gomonia teksa po merrnin rreze ne shezlong në Jalë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ora 15:47
Humbi kontrollin e gomones dhe përplasi dy pushuesit në Jalë, arrestohet drejtuesi

1657965469_gomoniavlore.jpeg

Policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, i cili humbi kontrollin e saj dhe përfundoi në breg të detit në Jalë, ku për pasojë u lënduan dy pushuesit.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 17/07/2022 16:54

    Do ket pir mall bosi

    Përgjigju
  • Beni: 17/07/2022 10:51

    Nga tja fillosh,pa koment

    Përgjigju
  • justice: 17/07/2022 08:30

    ky kafsha duhet te ishte ne burg, po na del shetitje me skaf neper det. hajde polici hajde ...

    Përgjigju
  • qazin mulleti: 17/07/2022 02:03

    katunaria eshte rrezik kombetar kur zbret ne bregdet . ...

    Përgjigju
  • Troç: 16/07/2022 21:21

    Po ku është ndergjegjia në rradhë të parë.Si ka mundesi një njeri të bëj të tillë gjëra në një vend ku shkohet për të pushuar me gra e fëmijë.Unë jetoj në Itali,s'ka shanse njeri të sillet ashtu si ky monster.

    Përgjigju
    • Emigranti: 17/07/2022 14:00

      Sa per info: gjermanine dhe francen i ke te mbushur plot me emigrante kshq kane marre fund per vete. Te duket vetja si me qene ne siri, turqi apo pakistan dhe jo ne Paris apo Berlin.

    • @ITALINI: 17/07/2022 08:58

      Cfare te beje tu shesi droge femijeve neper shkolla si ky i droguari me skaf? Ne shqiperi nuk ka drejtesi prandaj ekzistojne monstra si ky me gomone dhe si ty qe e mbeshtet.

    • Italini: 16/07/2022 22:28

      Itali ka dhe me keq o shoki mos na bej ti italine si gjermania apo franca se e njofim mire. Shko puno per 1200 € 8 -10 ore dhe pusho!

  • Klodi: 16/07/2022 20:33

    Eshte fat qe nuk ka vrare ndonje ne det ky psikopat! Si mund te jesh me ate shpejtesi ne breg o i cmendur! Jane problem neper plazhe keta te cmendur me motorra uji, shteti fle gjume, shtet i lodhur maskara!

    Përgjigju
  • Rrapi: 16/07/2022 17:05

    Do kete pesuar ndonje defekt ke frenat se nuk ka mundesi ne nuk dîme me hec ne toke JO me ne uje

    Përgjigju
    • A. N.: 16/07/2022 23:34

      Do kete pasur defekt tek gazi sepse nuk e uli asnjehere shpejtesine ne mes te ujit.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/07/2022 16:53

    Mirelaaaaaa Kumbar Furxhi ! Nese degjoj cdo dite qe ka mushkonja, ka papasterti, nuk ka roje plazh, nuk ka plazh publik, ka cmime te cmendura, por nuk paska siguri as kur je shtri ne shezllong atehere me mire ne Greqi.

    Përgjigju
  • Gim: 16/07/2022 16:39

    Gjergji priftuli, shoerndares droge ne tirane, mbush interneti me artikuj. Ska faj sala qe thote narkoshtet

    Përgjigju
  • Leci: 16/07/2022 16:19

    A duhet ti kontrollojne policia pe lejet e drejtimit te skafeve? Se per patente po ta keshe harruar pa dashje ne shtepi ,keto bandita me uniforme te fusin ne burg ose shum para.

    Përgjigju
  • Rimi: 16/07/2022 13:07

    Ky duhet te jete i njejti Gjergji priftuli qe u kap duke shperndar kokaine neper gjimnaze.Ajde ajde

    Përgjigju
  • Gjyli: 16/07/2022 12:49

    As ne breg te detit nuk je i sigurte lere me ne rruge.shqiperi

    Përgjigju
  • Vin: 16/07/2022 12:29

    Welcome to albanistan

    Përgjigju
  • Kola: 16/07/2022 12:17

    Hajde bon turizem ne Shqiperi?!!????

    Përgjigju
    • Ermal: 16/07/2022 13:12

      Edhe per keto motive duhet ardhur ne Shqiperi per pushime: eshte e rendesishme sot si kurre qe shembulli pozitiv te tregohet, keshtu qe shpresojme qe te imitohet.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali