Grupi i aktivistëve të angazhuar në protestat “flamingo”, lajmëruan një tubim para Kuvendit, në ditën e miratimit në parim të buxhetit dhe paketës fiskale. Por herët në mëngjes, para Parlamentit në orën 09:30 pati një grup mjaft të vogël qytetarësh.
Të njëjtët organizatorë njoftuan edhe protestë po sot, te Ministria e Arsimit, në orën 14:00, por sërish u shënua pjesëmarrje e ulët.
Pas qëndrimit para ministrisë, grupi marshuan sërish drejt parlamentit, rreth orës 16:00 të pasdites, dhe rreth orës 18:00 marshuan sërish drejt kryeministrisë. Aty, policia i largoi nga bulevardi për të hapur qarkullimin, dhe me tensioneve i zhvendosi në trotuar në anën e kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, për tubimin që ndodhi të martën para kryeministrisë, policia nisi hetimet për 24 protestues të cilët u përplasën me forcat blu duke refuzuar të lirojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ky grup i vogël protestuesish në disa raste i doli përpara furgonit të policisë teksa bënte shoqërime, dhe goditi disa efektivë. Sipas policisë, gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar dy punonjës të forcave blu. Përfaqësues të protestës, por edhe opozita nga ana tjetër, pretendoi për dhunë policore.
Për bllokimin e rrugës, në zbatim të aktit normative për tubimet, policia thotë se vendosi edhe 28 gjoba gjatë 48 orëve të fundit, me nga 5 mijë lekë secila.
Protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë dhe tentuan të bllokojnë qarkullimin e mjeteve. Ky moment krijoi një situatë tensioni, pasi policia ndërhyri për të liruar qarkullimin e mjeteve dhe i zhvendosi protestuesit në trotuar.

Pas qëndrimit në rrugën pranë Parlamentit, grupi i vogël i protestuesve të lëvizjes “Flamingo” është nisur në këmbë drejt Kryeministrisë.
Aktivistët po ecin përgjatë rrugës që të çon drejt Bashkisë së Tiranës, për të marrë më pas drejtimin e Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën kundër qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një grup i vogël aktivistësh të lëvizjes “Flamingo” vijon të qëndrojë pranë Kuvendit, ku deputetët po diskutojnë projektbuxhetin e vitit 2027. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata para Parlamentit është përgjithësisht e qetë.
Në Tiranë mbizotëron moti i vranët, me kushte jo të favorshme për qëndrimin në ambientet e jashtme. Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të ulët, teksa me sy të lirë numërohen 50 deri në 70 persona, ndërsa policia ka vendosur një kordon në rrugën që të çon drejt Kuvendit.
Më herët, aktivistët u mblodhën edhe para Ministrisë së Arsimit, ku gjithashtu morën pjesë pak qytetarë.
-
Këta janë të paguar.Populli nuk është budalla,e kapi lojën dhe nuk i mbështet më.
Përgjigju -
Po ca proteste mor jane njeres qe nuk e duan punen dhe mbase paguhen nga dikushi kush e din .Le te protestojne dite nate vetem mos te djegin dhe shkaterrojne .
Përgjigju-
Te hani mutin Rames , nuk ka dorheqie , qerrohuni ju nga bulevardi .Rama kryeminister deri ne 2050 , pastaj do ta bejme president .ju te pellcisni .
-










Komente
Komento