Flamur Noka 'bekon' fotografimin e
votës, mbështet Këlliçin për FRPD?!
Të martën në Korçë, vota per kandidatin per kryetar te FRPD Beldin Kellici u deklarua publikisht në Facebook, përmes një fotoje. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i PDe ka “bekuar” këtë veprim, ku përmes llogarisë zyrtare në Facebooki ka bërë “like” – (pëlqej) postimit të simpatizantes së Këlliçit me votën e fotografuar.
TIRANË - “Vota është e lirë dhe e fshehtë”! Kjo është një e drejtë themelore të cilën shqiptarët e kanë provuar në vite se nuk e “preferojnë”. Është kthyer në një fenomen të shëmtuar tashmë që pas “shkundjes” së votës, madje me të dalë nga qendra e votimit, shqiptarët të “rrëfejnë” se për kë votuan e kujt force politike i besuan drejtimin e vendit. Disa e bëjnë këtë për interesa personale, për të pritur më tej përfitime politike që në rastet më abuzive vijnë pas vote për të cilën është paguar...
Të martën në Korçë, vota jo vetëm u tregua siç ndodh rëndom në vendin tonë mes rrethit të ngushtë, por edhe deklarua publikisht në rrjetin më të madh social Facebook, përmes një fotoje. Bëhet fjalë për zgjedhjet që po mban anëtarësia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e ri mes tre kandidatëve, Belind Këlliçit, Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiajt.
Vota e fotografuar i është besuar Këlliçit dhe mbështetësja në fjalë (emrin e së cilës po e ruajmë) kërkon që edhe vota e anëtarëve të tjerë të FRPD-së të shkojë për numrin 1, që në fletën e votimit i përket Belind Këlliçit.
Por ndërsa komentuesit kanë shpërthyer në kritika për fotografimin e votës, si cenim të hapur të një procesi të lirë zgjedhor, surpriza ka ardhur nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, i cili e ka “bekuar” këtë veprim.
Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Facebook, deputeti i djathtë i ka bërë “like” – (pëlqej) postimit të simpatizantes së Këlliçit me votën e fotografuar.
Nuk duam të besojmë se ish-ministri ka ‘pëlqyer’ në këtë rast abuzimin me bërjen publike të votës, por edhe nëse do të ishte një “Like” në mbështetje të kandidatit Këlliçi – do të zihej ngushtë me liderin e të djathtë Lulzim Basha. Kjo pasi kreu i PD-së në një udhëzim të tijin ndalon ndikimin e funksionarëve të lartë demokratë në gazën zgjedhore për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.7%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, nuk hetuat për të zbuluar të vërtetën
10 Janar, 21:23