TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka drejtuar një letër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, nga ku kërkon të marrë informacion se përse forcat e policisë rrethuan selinë blu më 11 dhjetor, ditën e Kuvendit Kombëtar të mbajtur nga Sali Berisha.

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Noka kërkon të dijë se cili institucion ka kërkuar zbarkimin e FNSH dhe RENEA-s në selinë e demokratëve dhe cilat janë arsyet në bazë të të cilave u ndërmor ky veprim. Ndërkohë, kujtojmë që demokratët kanë pasur edhe akuza drejtuar Ramës, se ka qenë ky i fundit që ka çuar forcat e policisë në PDSH-së për të mbrojtur kryedemokratin Lulzim Basha.

Noka argumenton se veprimi i Policisë së Shtetit ka ndodhur për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, ku sipas tij forcat e policisë vepruan në mënyrë të kundërligjshme duke ndërhyrë në situatën e brendshme të një partie politike.

Kujtojmë që më 11 dhjetor, ditën kur Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar forcat e policisë rrethuan Selinë e Partisë Demokratike.

Letra e Falmur Nokës drejtuar Gledis Nanos