Flamur Noka nga koalicioni i Berishës e Metës ka kallëzuar penalisht në SPAK. kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.

Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim thuhet se kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Noka kërkon nga SPAK, ‘regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufit.