'Flamur Noka në hall të madh, pas pak ditësh do të dëgjoni çfarë do të pëlcasë!' Paralajmëron avokati Idajet Beqiri?

Tirane- Komisioni i Medias u kthye paraditen e sotme në një ‘arenë’ përleshjesh brenda deputetëve demokratë.

“Janë në hall të madh, hall koke” komenton avokati Idajet Beqiri veprimet e sotme të Flamur Nokës dhe Gazmet Bardhit të cilët u përplasën me kryetaren e komisionit të medias Flutura Açka duke i kërkuar të ishin pjesë e ‘bojkotit’ me kaos të veprimtarisë së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të Rithemelit për ngritjen e komisioneve hetimore.

Flamur Noka ka problem të rëndë me drejtësine. Ka bërë korrupsion të lartë. Pas pak ditësh do të dëgjoni çfarë do të pëlcasë në SPAK për Nokën. Edhe me atë vilën e Gjirit të Lalzit që është pastrim i dukshëm i parasë. Por ka dhe probleme të tjera. Ai është një nga më  besnikët e Berishës. E bëri ministër të Brendshëm që nuk vlen as për deputet"  thotë Beqiri në një intervistë për “Studio Live’ të Arbër Hitajt në Report Tv.

Më tej Beqiri është i bindur se SPAK nuk do të ndalet tek Berisha por do të vijojë më tej.

Po e shikojmë çfarë skandali është. Nuk bën as për deputet por e bëru se janë të dy (Flet dhe për Berishën) të Beogradit. Më vjen keq që e them se duket si teori konspiorative por Flamur Noka mendon se shqiptarët kanë rënë në gjumë. Flamur Noka nipi I kujt është? Është gjenerali famëqek që mori pension nga UDB-ja Jugosllave e ka nip atë. Nuk del në pension pa pasur pasardhës këtu. Janë në hall të madh. Jam i bindur 1000 % që Berisha do e marrë këmbën zvarrë. Defterët janë hapur e kushtdo që ka bërë korrupsion e krime të organizuara do u vijë dhe po u vjen radha. Pandëshkueshëmria vdiq nhë herë e përgjithmonë në këtë vend” vijon Beqiri.

Ndalet dhe tek Gazment Bardhi.  

“Bardhi është bashkëpunëtor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Se vrajsa nuk bëhet se mu tek”

Sa I takon Berishës thotë se ai tashmë është braktisur nga qytetarët.

“Populli e ka bojkotuar. Vazhdon Sali Baba me 40 hajdutë.. populli e ka bojkotur. Është me SPAK e me drejtësinë”

Edhe analisti Leonard Karaj e quan të pajustifikuar veprimet e Bardhit

“Nuk gjej justfikimi tek Bardhi për këtë agresivitet. Në 2021 më ka pasur mua dhe Açkën në krah në zgjedhjet e Elbasanit. Nuk e justifikoj dot. Sjellja ishte e pasjustifikueshe" thotë Karaj.

Report Tv përmes një investigimi publikuar dje solli me detaje veprimet e dyshimta që deputeti Flamur Noka ka kryer kur ishte ministër i Brendshëm. Krahu i djathtë i Berishës ka shitur një shtëpi me çmim të fryrë  për 180 mijë euro, dhe fill pas saj ka blerë apartament me 794 euro metri katror në pallatin e kuq buzë liqenit, zonë elitare ku më minimalja çmimi real është me 4 mijë euro metri katror

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 17/01/2024 17:49

    paska dale ky qe e shpalli non grata shba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?