Flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill, për nder të biznesmenit shqiptar Lazim Destani

Flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill, për nder të biznesmenit shqiptar Lazim Destani

Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe biznesmeni shqiptar Lazim Destani

Në një ceremoni të bukur e simbolike, të zhvilluar në zyrën e tij, kongresisti Eliot Engel i dorëzoi zyrtarisht biznesmenit dhe filantropistit të shquar Lazim Destani, flamurin amerikan që është valëvitur në 4 Korrik, mbi ndërtesën e Kongresit Amerikan.

“Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im”, i
tha kongresti Engel duke ia dorëzuar në mënyrë ceremonial një ditë më
pas flamurin, ndërsa e falenderoi që Festën e Amerikës e kishin
festuar së bashku në Nju Jork.

Engel i lexoi edhe përmbajtjen e dokumentit zyrtar që shoqëron
flamurin e palosur në mënyrë ceremoniale në fund të ditës së
valëvitjes, nga oficerë të Ushtrisë Amerikane.

“Ky është një çmim dhe vlerësim që na nderon të gjithë ne shqiptarëve!
Për mua personalisht ky është një nga nderet më të mëdha që kam
përjetuar deri më tani. Është i këtillë sepse e pranoj nga shteti
Amerikan, nga shteti i cili historikisht na ka mbështetur dhe me të
cilin kemi lidhje të forta miqësore”, than ë fjalën e tij biznesmeni
dhe filantropi shqiptar me emër, Lazim Destani.

Është një traditë e bukur amerikane që flamujt të cilët valëviten mbi
ndërtesën e famshme të Kongresit, të njohur ndryshe si Capitol Hill
(Kodra e Kapitolit) të përdoren vetëm një herë dhe të ruhen si simbole
të vyera amerikane.

Ata ruhen për t’u dhuruar miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
apo figurave të shquara të fushave të ndryshme.

Shpesh, si në rastin e filantropistit të shquar shqiptar, flamurit
porositet paraprakisht, në mënyrë që të dihet se për kë valëvitet.

Në këtë rast, ndërmjetës për të nderuar zotin Destani ishte
kongresisti Eliot Engel. Themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Kaukusit të
Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan dhe një nga miqtë më të
mëdhenj të botës shqiptare në këto 30 vitet e fundit, Engel ka
ndërhyrë edhe në raste të tjera për nderime me flamur.

“Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit
amerikan. Kemi një diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar
sidomos në Nju Jork, por e shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’i
vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”, tha Engel, i cili e
falenderoi zotin Destani për miqësinë e tij. Kongresisti kujtoi kohën
kur vizitoi Ballkanin dhe shkoi nga Kosova në Tetovë, Maqedoni.

“Ju na pritët me bujari dhe krahë hapur dhe u jam mirënjohës”. Engel
foli edhe për rrugën e vështirë drejt lirisë që i ishte dashur të
bënin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj.

Edhe Lazim Destani foli me të njëjtën frymë: “Unë e çmoj lart këtë
miqësi mes dy popujve tanë dhe do vazhdojmë ta forcojmë gjithnjë e më
shumë duke mbetur përgjithmonë miq të ngushtë mes vete dhe partnerë
besnik te idealeve të përbashkëta”.

“Ju falënderoj pa masë Juve kongresist Engël, jo vetëm për iniciativën
që të më dhuroni këtë flamur, që në nderim timin u valvit në Capitol
Hill, por edhe për angazhimin tuaj personal prej dekadash, duke dhënë
kontribut të paçmueshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare si dhe për
demokratizimin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi”, tha Destani,
nje nga figurat më në zë të botës së biznesit shqiptar. “Ju jeni dhe
përgjithmonë do të mbeteni një ndër figurat më emblematike dhe
historike për ne shqiptarët si edhe për botën demokratike të rajonit
tone”.

Disa vjet më parë, flamuri amerikan u valëvit në majën e selisë së
Kongresit Amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Në 1996, kur
në mes të periudhës së zezë të diktaturës së Millosheviqit,
kongresisti Engel siguroi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, ai
solli me vete një flamur të tillë që ishte valëvitur mbi Capitol Hill.

Është një nder akoma më i madh kur bëhet fjalë për një flamur të
valëvitur në datën 4 Korrik, festës së madhe kombëtare të Pavarësisë
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi që siguroi pavarësinë e
Shqipërisë dhe të Kosovës e meriton t’ia festosh festën e vet të
pavarësisë. Aq më bukur kur në një ditë si 4 Korriku nderohet edhe një
figurë shqiptare.

Lazim Destani u bë një nga emrat më të njohur të biznesit në Gjermani,
fillimisht me Sharr Tourist e pastaj me firmën e tij ndërkombëtare
Ecolog. Veprimtaria e tij e shtrirë në mbarë globin përfshiu edhe
programe trasporti dhe furnizimi për trupat e NATO-s në disa vende.

Duke dashur të bëjë më shumë për shqiptarët dhe komunitetin ku u lind,
ai zgjeroi biznesin e tij edhe në Tetovë, investoi në disa aspekte të
shoqërisë shqiptare, dhe ka shërbyer e shërben si një shembull model i
sipërmarrësit shqiptarë në atdhe dhe në diasporë.

Ai është edhe pronar i klubit të fubollit “Shkëndija” me të cilin ka
arritur suksese të mëdha nëkampionatin vendas e së fundi me sfida të
forta ndërkombëtare.

Lazim Destani është i njohur edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan,
si pjesëmarrës i rregullt i darkave vjetore të Këshillit Kombëtar
Shqiptaro Amerikan, ku është njohur edhe me kongresistit Engel.

Disa vite më parë, gjatë një vizite në Ballkan, i shoqëruar nga
aktivisti Harry Bajraktari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi
Bajrami, kongresisti Engel ndaloi në Tetovë për t’u konsultuar me
zotin Lazim Destani, të cilin e përgëzoi për nismat e tij për
përparimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Zoti Destani shtroi një
drekë për miqtë nga SHBA. Lidhjet mes tyre kanë mbetur të forta edhe
sot e kësaj dite dhe ishin të dukshme në ceremoninë e mbajtur në Zyrën
e Kongresistit Engel.

Një vit më parë, Engel kishte marrë pjesë në një festim të 4 Korrikut
në Kosovë, të organizuar nga Harry Bajraktari. Këtë vit, ishte Engel
që e organizoi në Nju Jork festën për Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
Kongresisti i njohur dhe miku i tij nga Europa, Lazim Destani u ndanë
me urimin që një nga festat e ardhshme të 4 Korrikut ta festojnë në
Tetovë, mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 06/07/2018 09:00

    Zoti Engel... qfar mik i madh i kombit. Mos ta harrojmë kurrë!

    Përgjigju
  • Erik: 06/07/2018 07:49

    Pergezime per kete nderim qe ju kane bere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja