Flamuri kuqezi në kufi me Serbinë
VV përplasje me policinë kosovare

Flamuri kuqezi në kufi me Serbinë <br />VV përplasje me policinë kosovare
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, gazetarë e kameramanë janë dhunuar nga forcat e policisë së Kosovës, pasi aktivistët vendosën flamurin kuq e zi në një shtyllë në Merdarë, rreth 200 metra pranë kufirit me Serbinë.

Në aksionin simbolik të tyre, në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vite më parë i cili organizoi luftë mbrojtëse, pikërisht në Merdar, kundër focave serbe që në atë kohë sulmonin Shqipërinë, aktivistët janë sulmuar nga policia kosovare teksa vinin flamurin në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdarë.

Pjesë e dhunës janë bërë edhe gazetarët dhe kameramanët e një medie kosovare, Kosovapress, të cilët janë goditur nga policia teksa ishin duke filmuar një polic që tentonte të griste flamurin duke e hequr nga shtylla.

Pas largimit të aktivistëve, policia ka hequr flamurin nga shtylla, ndërsa gazetarët janë mbajtur për më shumë se një orë në syrën e policisë kufitare. Kameramani i cili siguron edhe pamjet e të gjithë ndodhisë, është ende në polici.

Nëpmjet një deklarate për mediat, Vetëvendosje i bën thirrje kryeministrit Thaçi që të mos e ekspozojë flamurin shqiptar vetëm Brenda Kosovës edhe në Shqipëri, por edhe përballë Serbisë.

Vetëvendosje shkruan: “Është e çuditshme se si në të gjithë Kosovën, në të gjitha institucionet dhe sheshet e vendit është vendosur në mënyrë masive flamuri kombëtar, madje dhe Kryeministri e Presidentja janë duke marrë pjesë në aktivitete ku nderohet ai, e i vetmi vend ku u ndalua të vendosej flamuri kombëtar shqiptar është pikërisht kufiri përballë Serbisë.
Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës por përballë Serbisë.”

VIDEO/ AKSIONI "FLAMURI KOMBETAR" NE MERDAR


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz