Është ngritur për herë të parë flamuri palestinez në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe 6 shteteve të tjera.

Një muaj më parë, Asambleja e Përgjithshme votoi me shumicë dërrmuese duke lejuar flamurin palestinez të ngrihej në selinë e Kombeve të Bashkuara, një hap simbolik ky që nga ana tjetër zemëroi izraelitët, të cilët e quajtën atë një gjest cinik që nuk ndihmon procesin e paqes.

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)