Flamurtari vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë në Europa League përballë ekipit hungarez të Honvedit.
Aktualisht gjendja e futbollistëve është optimale, sidomos pas afrimeve të fundit, midis të cilëve edhe sulmuesi i talentuar Migen Memelli.
Kapiteni Artan Sakaj e vlerëson maksimalisht takimit e ditës së enjte në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës dhe kërkon një rezultat pozitiv me cdo kusht për të kaluar turin e parë.
“Pas fazës përgatitore jemi gati për të zbritur në fushë, ndeshja me Hunvedin nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi objektiv të kalojmë turin e parë të kompeticionit.
Prandaj fitorja është një detyrim, grupi është optimist, sidomos pas afrimit të sulmuesit Migen Memelli, i cili është një armë e fortë” shprehet Sakaj.
Në Vlorë të gjithë mendojnë për turin e dytë, pasi përballë do të kenë Anzhin e Samuel Etosë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com