Flamurtari del nga kriza,pagat e 5
muajve jepen bashkë me interesin
Flamurtari po del nga kriza ekonomike. Në skuadrën kuqezi janë në festë, pasi klubi derdhi në llogaritë bankare të lojtarëve pagat e prapambetura të pesë muajve, si edhe 10 për qind më tepër për çdo muaj vonesë.
Flamurtari po del nga kriza ekonomike. Në skuadrën kuqezi janë në festë, pasi klubi derdhi në llogaritë bankare të lojtarëve pagat e prapambetura të pesë muajve, si edhe 10 për qind më tepër për çdo muaj vonesë.
Drejtuesit e klubit njoftuan Bruno Telushin për pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe më pas ishte kapiteni, ai që shpërndau lajmin e mirë te pjesa tjetër e skuadrës. Pas agonisë disa-mujore dhe ankthit për të ardhmen e klubit, me rrezikun konstant të rënies nga kategoria, lajmet e mira shoqërojnë njëra-tjetrën në Vlorë.
Për të arritur te pagesa e pesë pagave të prapambetura të skuadrës, së bashku me 10 për qind interes për çdo muaj vonesë, më parë klubi zgjidhi çështjet më emergjente, dhe që rrezikonin seriozisht emrin e Flamurtarit. Fillimisht u evitua rënia e skuadrës nga kategoria prej borxheve të sezoneve të mëparshme.
Pas heqjes së 6 pikëve në renditje nga Komisioni i Disiplinës për kalimin e afateve për shlyerjen e ish-futbollistëve, klubi kuqezi u ndihmua nga Federata Shqiptare e Futbollit për pagesën e një pjese të pagesave të prapambetura ndaj futbollistëve Artan Sakaj, Polizoi Arbri, Franc Veliu e Erjon Vucaj.
Kësti i parë i detyrimeve ndaj lojtarëve do të paguhet nga fondet e federatës, me shifrën që do ti mbahet klubit nga përfitimet e të drejtës televizive dhe të ardhurat e tjera nga organizmat ndërkombëtarë. Me rrezikun të arkivuar, në Vlorë u zgjidh edhe çështja e pagesave të lojtarëve aktualë.
Një mënyrë për të garantuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon dhe për të evituar eksodin masiv të lojtarëve. Rikuperimi i 6 pikëve të hequra në renditje mbetet sfida e radhës për skuadrën. Me kualitetin që kuqezinjtë zotërojnë, stabiliteti financiar mjafton për tu përqendruar vetëm te futbolli dhe për të mbyllur një tjetër sezon që nisi me ambicie të mëdha, por ku vlonjatëve më parë u duhet të sigurojnë mbijetesën në elitë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
64.9%
-
Edi Ramën
29.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3792
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20