Flamurtari, ëndrra Antonio Cassano
dhe përforcime nga Argjentina

Flamurtari, ëndrra Antonio Cassano<br />dhe përforcime nga Argjentina
Flamurtari mund të bëjë goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Burime nga klubi kuqezi në Vlorë pohojnë për Shqiptarja.com, se Flamurtari po tenton që të bindë sulmuesin italian Antonio Cassano.

Sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë e Barit, Romës, Realit të Madridit, Milanit, Interit dhe Parmës, ndërsa aktualisht është pjesë e Sampdorias, por nuk ka gjetur hapësira në formacion. Administratori i Flamurtarit është shprehur pak ditë më parë se do të bëjë një blerje të madhe, por pa lakuar asnjë emër, ndërsa fjala duket se është për 34-vjeçarin italian.

Nga ana tjetër Flamurtari vijon pregatitjet për pjesën e dytë të sezonit, me kuqezinjtë që ndryshe nga edicionet e kaluara nuk kanë ndryshuar në këtë periudhë merkatoje. Nën urhdërat e trajnerit Gentian Mezani kanë qënë pothuajse të njëjtët futbollistë që mbyllen dy fazat e para. Ivan Galic është bashkuar me skuadrën në Vlorë ndërsa Donjet Shkodra, Ilir Berisha dhe Astrit Fazlliu do ti bashkohen grupit për udhëtimin drejt Antalias, aty ku do të vijojë faza përgatitore.

Balsa Radovic do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas problemeve në gju dhe pritet të jetë i gatshëm për tu bashkuar në stërvitje me ekipin në rifillimin e kampionatit. Përpos 3 emrave të larguar nga ekipi, Kristi Marku, Slavko Lukic dhe Nertil Hoxhaj, në Vlorë presin goditjet e mëdha. Ditët e para të vitit të ri u përfol për afrimin e një qendërmbrojtësi argjentinas, teksa burime pranë klubit bëjnë të ditur se bashkë me të mund të afrohet edhe një qendërsulmues. Megjithatë situata do të jetë më e qartë gjatë minifazës përgatitore në Antalia, aty ku nuk përjashtohen surprizat në merkato.

Partizani e Skënderbeu
Dy rivalë të përbetuar në kampionat. Në njërën anë kampionët në fuqi, me rekordin e gjashtë titujve radhazi dhe në krahun tjetër skuadra që synon ti shkurorëzojë për ti zënë vendin.

Por, jeta dhuron gjithmonë surpriza dhe pavarësisht duelit e shigjetimeve në distancë, Skënderbeu dhe Partizani e panë veten përkrah në të njëjtin avion drejt Antalias, ku skuadrat do të zhvillojnë fazën përgatitore. Të kuqtë ishin të parët që u paraqitën në aeroport, ku së bashku me skuadrën udhëtoi edhe Xhevahir Sukaj, që mbetet në pritje të prishjes së kontratës në Malajzi, për tu bërë me efekt të plotë pjesë e kryeqytetasve. Starova shoqërohej gjatë gjithë kohës nga asistenti i tij, Klevis Dalipi dhe drejtori i klubit, Genc Tomori, e ndërsa lojtarët po kryenin check-in, në aeroport u shfaqën edhe futbollistët e Skënderbeut.

Rivaliteti në fushë dhe në garën për titullin ndihej në ajër, me lojtarët që fillimisht qëndruan të distancuar. Për të thyer akullin mendoi Boniface, i cili kaloi disa minuta me ish-shokët e ekipit te Skënderbeu, mes përqafimeve dhe batutave. Situata u shtensionua nga Labinot Ibrahimi, i cili nuk nguroi të takonte miqtë e tij te korçarët, Liridon Latifin dhe Bajram Jashanicën.

Me dy skuadra rivale në të njëjtin avion, pyetja do të ishte çfarë mund të ndodhte, nëse aty hidhej një top. Gjithsesi, jashtë fushe dhe në avionin drejt Antalias, çdo gjë ia lë vendin miqësisë. Takimet miqësore vijuan edhe me paraqitjen në aeroportin Nënë Tereza të trajnerit të ri të Skënderbeut, Ilir Daja dhe ndihmësit të tij, Ardian Mema. Starova dhe stafi i tij ishin të parët që i uruan për punën e nisur, ndërsa urimet vijuan edhe nga lojtarët: nga kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, për të vazhduar me Bathën, Vilën dhe Xhevahir Sukajn.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar