Në Vlorë zbresin në fushë inatet e vjetra mes dy ekipeve që kanë mbajtur gjallë futbollin shqiptar në tre edicionet e fundit me rivalitetin e fortë në fushë dhe jashtë saj. Skënderbeu arriti që të shpallej plot tre herë radhazi fitues i kampionatit kombëtar, por në tre edicionet që u shpall kampion nuk arriti që të fitonte kurrë në Vlorë duke e çuar numrin e viteve në 37 që ky ekip nuk fiton në qytetin bregdetar.
Ndryshe nga edicionet e para, këtë herë Vlorë nuk ka në fushë disa nga futbollistët më të spikatur të kampionatit, por kjo nuk ia zbeh aspak shijen derbit, pasi Flamurtari është ndërtuar me labë, ç’ka e rrit akoma më shumë dozën e grindës në fushë duke premtuar akoma më shumë spektakël.
Në prag të ndeshjes kapiteni i Skënderbeut shprehet optimist për një rezultat pozitiv, por me rëndësi pritet zbritja në fushë e Muzakës që ka luajtur me të dy ekipet.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)