Flamurtari ka festuar fitoren e trofeut të Kupës së Shqipërisë në një mbrëmje gala në qytetin e Vlorës. Të ftuar kanë qenë një numër i madh personalitetesh, veçanërisht nga sporti.
Mbrëmja është hapur nga kreu i bashkisë së Vlorës, njëherësh edhe presidenti i ekipit kuqezi, Shpëtim Gjika, i cili ka falenderuar ekipin për fitoren e trofeut të kupës.
Ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe donatorët turq të Flamurtarit dhe Idrizi. Në fjalën e tyre donatorët e rinj të ekipit të Flamurtarit kanë garantuar se edicionin tjetër kuqezinjtë do të garojnë për të sjellë në Vlorë trofeun e kampionatit.
Ndërsa trajneri Nesti Gjoka falënderoi drejtuesit e ekipit për besimin, ndërsa trofeun iu dedikoj tifozëve kuqezi, të cilët mbështetën ekipin maksimalisht këtë edicion.
Ceremonia e zhvilluar në ambientet e pallatit të sportit është përshëndetur edhe nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, teksa të pranishëm ishin edhe pjesëtaret e ekipit te basketbollit për femra që u shpallën kampione.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com