Janë zhvilluar ndeshjet e fundit në Kupën e Shqipërisë për fazën e grupeve, në përfundim ndeshjet e fundit kanë dhuruar të papritura dhe shumë akuza, pas eleminimit të ekipit të Flamurtarit nga kompeticioni. Në përfundim të fazës së grupeve janë kualifikuar Skënderbeu, Kukësi, Laci dhe Bylisi, ndërsa ekipi i Flamurtarit i ka thënë lamtumirë kompeticionit.

Për t’u rikthyer te ndeshjet e zhvilluara dje, surpriza e vetme kanë qenë vlonjatët, të cilët kanë fituar 3-0 përballë ekipit të Teutës, por kjo nuk ka mjaftuar për të kaluar në gjysëmfianle, pasi i duheshin edhe dy gola. Trajneri i ekipit të Flamurtarit, Ernest Gjoka në fund të ndeshjes ka fajësuar ekipet e Lacit dhe Bylisit se kanë fiksuar rezultatin e ndeshjes duke nxjerrë jashtë ekipin e tij.

Kujtojmë që ndeshja mes ekipit të Lacit dhe Bylisit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2. Trajneri Gjoka e ka quajtur këtë një fiskim nga dy ekipet duke hedhur akuza të rënda mbi kualifikimin e tyre. Grupi B përfundoi me renditje e tillë ku Bylisi doli i pari me 12 pike, Laci po me 12 pikë dhe Flamurtari me 12 pikë, por golavarazhi e nxorri jashtë.

Ndërsa në grupin A, ekipi i Skënderbeut ka fituar në Kukës me rezultatin 3-2, ndërsa Kastrioti ka fituar në Peqin 2-0. Kështu Skënderbeu, Kukësi, Laci dhe Bylisi janë katër gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion, short do të hidhet në vanzhdim.



Dylber Balla