Flamurtari rrezikon rënien
​Shpëtim Gjika akuzon Idrizin

Flamurtari rrezikon rënien<br />​Shpëtim Gjika akuzon Idrizin
Pas 6 pikëve të hequra për moskryerjen e pagesave financiare për Arbrin, Sakajn dhe Veliun, për Flamurtarin në ditët në vijim parashikohet një tjetër zbritje prej 6 pikësh, pasi data 14 nëntor ishte dhe afati i fundit për shlyerjen e të njëjtave detyrime dhe ndaj trajnerit, Ernest Gjoka.

Presidenti Idrizi, bëri të ditur se nuk ka ndërmend të paguajë detyrimet ndaj ish-trajnerit por në këto kushte refuzimi nga ana e numërit 1 të klubit vlonjat, heqja e pikëve mund të ishte e keqja më e vogël për klubin vlonjat, pasi me datë 22 nëntor skadon dhe afati përfundimtar i vendosur nga Komisioni i Disiplinës me datë 10 nëntor për shlyerjen e 3 lojtarëve.

Në rast se klubi nuk do të paguajë apo nuk do të gjej një marrëveshje me futbollistët brenda kësaj date, atëherë do të rrëzohet një Kategori më poshtë, siç parashikon dhe Rregullorja e Drejtësisë Sportive, neni 63. Për klubin vlonjat kjo është një situatë e paprecedent dhe kjo u kuptua që në fillim të sezonit, aq sa detyruan dhe trajnerin Magani, të largohet nga ekipi pikërisht për shkak të financave, që po shndërrohen në “rrënimin” e Flamurtarit.

Shpëtim Gjika hap letrat
Shpëtim Gjika hap letrat në tavolinë. Në një kohë kur Flamurtari është në kaos total, me 6 pikë të hequra në klasifikim dhe një kërcënim real për rrëzimin nga Kategoria, ish kryetari i bashkisë Vlorë publikon dokumente që sipas tij hedhin poshtë pretendimet e administratorit aktual Sinan Idrizi për detyrime të prapambetura nga koha kur Flamurtari administrohej nga Bashkia dhe nuk i përkasin atij.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook Gjika ashpërson tonet ndaj Idrizit duket u shprehur se për sa kohë ky i fundit “dërdëllit e bilbilos” citim ky tekstualisht i Gjikës, ai publikon fakte dokumentat zyrtare, së pari kontratën e Polizoi Arbrit, një ndër tre lojtarët për të cilët Flamurtari u penalizua me heqje pikësh, e cila daton në 15 gusht 2014.

Gjika garanton se identike me të janë dhe kontratat e Sakajt dhe Veliut që janë nënshkruar në të njëjtën datë. Ndërkohë në një tjetër faksimile Shpëtim Gjika ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Vlorës, i cili e bën Sinan Idrizin de facto dhe de jure administrator të Klubit të futbollit Flamurtari.

Ky vendim daton në 31 korrik 2014, pra 15 ditë para se të lidheshin e noterizoheshin kontratat me Arbrin, Sakajn e Veliun çka do të thotë se janë nënshkruar kur administratori i klubit me të gjitha funksionet ishte Sinan Idrizi, çka hedh poshtë pretendimet e tij për detyrime të prapambetura.

Shpëtim Gjika e akuzon publikisht në postimin e tij Sinan Idrizin si mashtrues duke e mbullur atë me shprehjen, “A mund të vazhdojë të dërdëllit e bilbilos, madje më troç a mund të vazhdojë të mashtrojë akoma ky njeri?”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve