Presidenti i ekipit të Flamurtarit Shpëtim Gjika ka shkarkuar trajnerin Shkëlqim Muça pas barazimit në ndeshjen e parë të kampionatit përballë ekipit të Bylisit me rezultatin 1-1. Drejtuesit vlonjatë nuk e kanë kapërdirë rezultatin duke e cilësuar negativ për objektivat e Flamurtarit këtë edicion, që lidhen me fitmin e titullit kampion të Super Ligës. Flamurtari ka realizaur një merakato mjaft cilësore, duke afruar midis të cilëve Migen Memellin dhe Gjergji Muzakën.

Muça nuk arriti të drejtonte Flamurtarin më shumë se 24 orë në edicionin e ri, pavarësisht përgatitjeve në fazën përgatitore duke u bërë kështu trajneri i parë që shkarkohet këtë edicion të kampionatit shqiptar të futbollit. Pas vendimit tekniku tiranas, Shkëlqim Muça nuk ka reaguar akoma për shtyp. Ndërsa bordi drejtues i ekipit vlonjat me në krye presidentin Gjika është duke përzgjedhur emrin që do të drejtojë Flamurtarin, sakaq, ekipi do të drejtohet nga ndimës trajneri Johan Driza.

(d.b/shqiptarja.com)