Hulian Rubio nuk do të jetë më trajner i ekipit të Flamurtarit të Vlorës.

Lajmi konfirmohet nga shefi i ekipit Ardi Behari për gazetën “Shqiptarja.com”.

Arsyet e largimit të trajnerit spanjoll janë për mungesë rezultatesh në Superligë dhe në Kupën e Shqipërisë.

 Kështu aventura e Hubios te Flamurtari zgjat vetëm 2 muaj e gjysëm.

Ndërkohë që ekipi është në kërkim të trajnerit të ri që do të zërë vendin e spanjollit në bankinën kuqezi.

(d.b/shqiptarja.com)