Në javën e 19 të superligës shqiptare, ditën e shtunë ka spikatur sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 6 me 3 për vlonjatët me përmbysje rezultati.
Pjesa e parë është mbyllur në favor të kryeqytetasve, por me fillimin e pjesës se dytë rrjedha e lojës ka ndryshuar 180 gradë.
Miqtë jo vetëm që kanë kthyer rezultatin por kanë fituar me goleadë. Përballja ndërmjet Tirana - Flamurtari është zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe për të tretën javë rresht hyrja ka qënë falas për tifozët.
Përballje tjetër interesante ka qënë Teuta – Kastrioti e cila ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Teutës. Djemtë e detit kanë fituar me rezultat minimal ndaj krutanëve dhe aktualisht renditen në vendin e dytë pas Korcës.
Në luftë për vendin e dytë janë gjithashtu edhe Flamurtari, Tirana, Kukësi dhe Vllaznia.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com