Java e dytë e kategorisë superiore ka dhuruar mjaft të papritura, Flamurtari ka marrë një tjetër rezultat negative, këtë herë në shtëpi përballë ekipit të Lacit. Vlonjatët akoma nuk janë rikthyer në realitet edhe pas javës së dytë, duke regjistruar një tjetër goditje për titullin kampion që largohet akoma më shumë në këtë fillim kampionati. Vlonjatët nuk arrijnë të reagojnë edhe pas mbërritje së spanjollit Rubio, pavarësisht se dora e teknikut nuk është ndjerë akoma në zgjedhje.
Pas një pjese të parë mjaft zhgënjyese duke mos treguar asnjë shenjë jete në fushë, Flamurtari e nis po në të njëjtën mënyrë edhe fraksionin e dytë të sfidës. Ndërsa miqtë nga Laci marrin në zotërim e fushës. Presioni shkakton një gabim të portierit Koliqi, pasi prek topin jashtë zonës, arbitri Sino e nxjerr me të kuqe. Nga goditja e dënimit Ermullai nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Deri në fund vendasit nuk arrijnë që të reagojnë, pavarësisht blerjeve ‘big’ këtë edicion. Ndeshjet e para nxorrën në pah edhe njëherë që vlonjatët nuk e kanë krijuar grupin. Ndërsa Skënderbeu fitoi me lehtësi 2-0 me Apolloninë me golat e Plaut dhe Orelesit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com