Flamurtarit i hiqen 6 pikë,12 ditë
afat ose do zbritet nga Kategoria

Flamurtarit i hiqen 6 pikë,12 ditë<br />afat ose do zbritet nga Kategoria
Flamurtarit i hiqen 6 pikë nga Komisioni i Disiplinës dhe i lihet afat 12 ditë për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj disa lojtarëve dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh do të zbritet nga kategoria Superiore.
 
Dënimi ka ardhur për shkak të borxheve që drejtuesit e klubit vlonjat kanë ndaj lojtarëve Arbri, Veliu dhe Sakaj, të cilëve nuk u janë dhënë pagat.
 
Por drejtuesit e klubit të Flamurtarit nuk pranojnë vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe gjasat janë që fatkeqësisht një ekip me traditë në futbollin shqiptar rrezikon të zbresë një kategori më poshtë.

Vendimi i Disiplinës
Me vendimin nr. 25 datë 04.10.2016, në pikën 11, Komisioni i Disiplines Sportive pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, pas shqyrtimit të kërkesës së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri, si dhe pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, në perfundim ka vendosur:

“Pranimin e kërkeses së lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet “Flamurtari F.C” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit.

Paralajmërohet “Flamurtari F.C”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, analizon kryesisht se në përputhje me Nenin 63/1/c, “FlamurtariF.C” i ka kaluar afati 30 ditor paralajmërues.

Po ashtu komisioni konstaton se nga ana e kërkuesve apo e klubit nuk është paraqitur ndonjë deklaratë për përmbushjen e detyrimit apo ndonjë marrëveshje për zgjidhjen me mirekuptim të çështjes disiplinore.

Në referim të Kodit të Disiplinës Sportive vendimet e trupave gjykuese hyjnë në fuqi dhe janë të zbatueshme menjëherë. Në këtë kontekst vendimet e organeve juridike të FSHF janë të detyrueshme për t`u zbatuar.

Me kalimine afatit paralajmërues të parashikuar në nenin 63/1/a) në vendimin e datës 04.10.2016, është konstatuar se nuk është kryer asnjë veprim apo përpjekje për shlyerje detyrimesh, qoftë edhe pjesërisht, nga ana e klubit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit