‘Flas me Bashën deri sa dëgjoj gërrhitje..’/ Rama: Si e vë në gjumë Lulzim Bashës! Ore po Saliu është gjallë?

‘Flas me Bashën deri sa dëgjoj gërrhitje..’/ Rama: Si e vë në gjumë Lulzim Bashës! Ore po Saliu është gjallë?

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar me batuta kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, por nuk i ka kursyer shakatë edhe për ish- kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

I ftuar në spektaklin e humorit “Klanifornia”, kreu i qeverisë iu është përgjigjur shumë pyetjeve, që shkojnë përtej të bërit politikë të mirefilltë.

Gilbert Fevziu: Lexova tek lista e patronazhistëve që ju patronazhoni Lulzim Bashën. Sa e lekë e paguani atë, kush janë mesazhet e fundit që keni shkëmbyer?

Edi Rama: Jo, i patronazhuari nuk paguhet. I patronazhuari merret me të mira.

Gilbert Fevziu: Po si e patronazhon Lulin ti? Kur flisni në telefon, çfarë ore flisni zakonisht? Çfarë thoni?

Edi Rama: Zakonisht, aty nga ora 8 e gjysmë e darkës, ai vesh pizhamet dhe bëhet gati për t’u futur në krevat dhe aty e do zërin tim.

Gilbert Fevziu: Si ninullë ë? Nga këto “biri nënës…”

Edi Rama: Dhe pastaj… jo biri nënës jo, po nuk ta them dot kodin. Po është tamam passëord për gjumin. Tak-tak-tak passëord-i dhe unë i dëgjoj gërhitjen dhe pastaj mbyll telefonin.

Gilbert Fevziu: E kuptoj. Ah mor Edi Rama të erdhi dita të vesh PD para ti, se u plak doktori, se të ishte Sali Berisha 50 vjeç tashi, e shihje këtë komforditetin ti…

Edi Rama: Pastaj patronazhimi tjetër është nga ora 9 e gjysmë kur i nxjerr gjumin, ai është problem i madh.

Gilbert Fevziu: Këtë pjesën e Sali Berishës bërë sikur se dëgjove… Po të ishte Sali Berisha edhe njëherë 50 vjeç, mandatin e tretë e shihje jo me dylbi, me teleskopin e Galileos.

Edi Rama: Ore, se më hape këtë, po ku është Saliu? Gjallë është?

Gilbert Fevziu: Po ku di unë, sikur ruaj Saliun nga prapa unë.

Edi Rama: Apo është transformuar në Sali dixhital. Është shpirti i tij që flet apo është ai vetë që shkruan.

Gilbert Fevziu: Ai vetë është, doktori është si kokrra e mollës, mos na e nga doktorin.

***

Çfarë droge pi?
Rama: Qumësht pluhur…nga qumështi i grerëzave. Grerëzat kanë një pluhur që e thith po jo me hundë. Me vesh! Thirr Monikën dhe bëji pyetje, jepi filxhanin dhe nga presioni do lërë në buzë të filxhanit qumësht. Ajo merret edhe pije.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar