Flasin aktorët e dialogut politik

Flasin aktorët e dialogut politik
Ka javë që në mediat e Kosovës paraqiten akterët e mundshëm të dialogut politik Kosovë-Serbi. Nëse jo në takime protokolare, ata dhe ato organizojnë edhe konferenca për media.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar nga përfaqësues të institucioneve të përgatitën mirë në rast se dëshirojnë të hynë në një dialog politik me Serbinë. Askush nuk duhet t’i frikësohet një dialogu të tillë, ka thënë Krasniqi, duke e arsyetuar këtë me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ndërkohë duke iu referuar rifillimit të bisedimeve, kryeministri Hashim Thaci, ka deklaruar se fqinjësia e mirë me të gjitha shtetet përreth, përfshirë këtu edhe Serbinë, është në favor të perspektivës evropiane. Thaçi nuk e përjashton mundësinë e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit serb.

Në një konferencë për media, pas disa muajve paraqitet edhe kryenegociatorja Edita Tahiri. 

Ajo thekson se rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve të arritura, për të cilat udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, vë në pah se ka ngecje të mëdha.

Sipas Tahirit, ndër të tjera, progresi mungon tek marrëveshjet për regjistrat civil, kthimin e dokumenteve kadastrale, derisa nuk ka fare progres në implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. 

E me të tilla rezultate, kryenegociatorja ka adresuar përgjegjësitë tek Serbia ndërsa nuk ka kursyer nga përgjegjësia edhe Bashkimin Evropian. 

Subjektet politike opozitare e kundërshtojnë dialogut e mundshëm për veriun, por ende nuk ka konsolidim dhe paraqitje publike kundër dialogut politik, përpos Lëvizjes Vetëvendosje.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga