TIRANË - “E dimë se kush na ka sulmuar”, janë shprehur familjarët e të plagosurve të masakrës së ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Elbasan, ku tre persona mbetën të vdekur, ndërsa tetë të tjerë u plagosën. Të shumtë ishin familjarët që qëndronin në derën e reanimacionit në Spitalin e Traumës, të cilët prisnin të merrnin lajme nga mjekët për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Ata shprehen për “Shqiptarja.com” se kanë mbetur të terrorizuar nga kjo ngjarje dhe se nuk e prisnin që ndaj tyre të bëhej një sulm i tillë. Madje, familjarët e të plagosurve kanë treguar se kur kanë shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja, i kanë gjetur të gjithë të shtrirë në tokë. Ja biseda e “Shqiptarja.com” me disa prej familjarëve të viktimave:
Mbi të afërmit tuaj janë derdhur plot 65 plumba, dini si ka ndodhur ngjarja?
Duhet të na mirëkuptoni, askush nga ne nuk është në gjendje të flasë mbi këtë tragjedi që na ka ndodhur. Askush nuk mund ta imagjinonte që mund të qëllohet në drejtim të lokalit që ishte i mbushur plot. Ishte e tmerrshme kur shikoje atë pamje, vetëm pak minuta pasi ndodhi.
Ku ndodheshit ju atë moment?
Të gjitha banesat tona ndodhen shumë afër me njëra-tjetrën. Momentin kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në shtëpi. Në një moment dëgjohet breshëria. Direkt më shkoi mendja tek ndonjë atentat, por jo mbi 11 persona.
Kur shkuat tek lokali, çfarë pamje patë?
Ç’të shikoje atje. Muret të lyer në gjak, dyshemeja po ashtu. Dikush përpëlitej pa nxjerrë zë. Dikush tjetër nuk lëvizte fare pasi kishte humbur jetën. Disa të tjerë të plagosur kërkonin ndihmë. Kë të kapje e kë të lije. Ishte një masakër e vërtetë, si nga ato që ndodhin nëpër filma. Nuk ka shpjegim, ishte një situatë terrorizuese.
A patë ndonjë lëvizje të autorëve?
Fatkeqësisht jo. Sado që nxitova të dilja, nuk munda të shikoja asnjë lëvizje të tyre, pasi edhe lokali që sapo ishte hapur është i kthyer me “shpinë” nga shtëpitë. Pastaj, ç’i doja t’i shikoja ata që nuk lanë askënd të dilte i saktë nga aty.
E mendoni se kush qëndron pas kësaj masakre të ndodhur në familjen tuaj?
Sigurisht që po. Ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë këtë, por ama nuk e prisnim që të vepronin në një sulm të tillë. Kjo është një tragjedi. Ka njerës të pafajshëm. Jemi terrorizuar të gjithë me këtë që na ka ndodhur.
Keni komunikuar me të afërmit tuaj që janë plagosur?
Shumë nuk kemi biseduar me ta, edhe për faktin për të mos i shqetësuar. Ata kanë dhimbje të tmerrshme. Thonë se janë të terrorizuar dhe se nuk e dinë se si ndodhi aq shpejt. Të gjithë kanë qenë në hesap të tyre, askush nuk e priste.
Keni ndonjë mesazh lidhur me dokumentimin e ngjarjes?
Kjo ngjarje e dokumentuar është, nuk ka nevojë të përpëlitesh shumë. Ne po ja lëmë në dorë drejtësisë, të veprojë ajo tani, pasi nuk janë pak, por tre viktima dhe tetë të plagosur.
Ngjarja
Askush nuk mund ta imagjinonte që mund të qëllohet në drejtim të lokalit që ishte i mbushur plot. Ishte e tmerrshme kur shikoje atë pamje
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO