Fleckenstein: Kushtet që vendosi BE-ja u plotësuan, nuk ka arsye për shtyrjen e negociatave

Fleckenstein: Kushtet që vendosi BE-ja u plotësuan, nuk ka arsye për shtyrjen e negociatave

Knut Fleckenstein

TIRANE-Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein u shpreh sot gjatë vizitës në Tiranë se Shqipëria e meriton plotësisht hapjen e negociatave në qershor, kur do të merret vendimi. Pavarësisht dorëheqjes së opozitës nga parlamenti, ai shprehet se nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna nga Bashkimi Europian janë përmbushur.

"Të gjithë po presim vendimin e Këshillit Evropian të 19 qershorit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mori me një shumicë shumë të madhe ndërpartiake një qëndrim shumë të qartë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Misioni ynë - për të parë nëse reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vetingut, po vazhdojnë – është konfirmuar dhe unë nuk kam dyshim se parlamenti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë në rrugën e reformës. Ne nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna janë përmbushur" tha ai. 

Referuar protestave dhe dorëheqjes së opozitës, ai kritikoi vendimin e grupeve të PD dhe LSI-së për bojkotin, ndërsa bëri thirrje për përgjegjësi politike nga të gjitha forcat për të siguruar një demokraci parlamentare funksionale dhe për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën evropiane.

"Më vjen shumë keq për vendimin e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Bojkotimi i Parlamentit nuk është aspak një rrugëdalje nga problemet politike dhe është kundër parimeve demokratike. Parlamenti është forumi ku duhet të trajtohen mosmarrëveshjet politike.

Unë bëj thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë parlamentarët për të përmbushur detyrat e tyre dhe për të rifilluar punën parlamentare në interes të vendit dhe perspektivës së integrimit të tij në BE, jo me zgjedhjet e ardhshme në mendje. Shqipëria duhet të përqendrohet te reformat, jo te grindjet politike. Demonstratat janë një tipar thelbësor i jetës demokratike.

Megjithatë, unë i dënoj me forcë rastet e dhunës që kemi përjetuar këtë javë dhe u bëj thirrje udhëheqësve politikë të opozitës që të garantojnë protesta paqësore, në përputhje me shtetin e së drejtës
". Deklaratën Knut Fleckenstein e bëri gjatë vizitës që delegacioni i Bashkimit Europian zhvilloi në Tiranë për t'u njohur me reformat e ndërmarra nga qeveria në prag të vendimit për hapjen e negociatave që do të jetë në muajin qershor (lexo ketu konferencen e plote te delegacionit te PE-se).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia: 01/03/2019 06:52

    Ngelen PD LS si ajo fjala. Vajti laku per peshk hodhi grepat zuri lesht dhe keta me kte gje qe bene humben shum pik Europa Ja futi populli po e kupton ata do ngelin si peshku pa uj

    Përgjigju
  • Ghicago: 01/03/2019 01:43

    Kemi degjuar gjithe kete kohe nga monika basha qe Rama ka mbetur vetem nuk ja hap asnjer deren ne Europe Po tani e pate aty ju thane kini kujdes se do ngelin ne cark si miu po hyren ne parlament aty do ty behet burgu dhe nuk do dalin vazhdo vazhdo se ka edhe dite per popullin se i keni rjepur gjithe koto vite

    Përgjigju
  • Ghicago: 01/03/2019 01:43

    Kemi degjuar gjithe kete kohe nga monika basha qe Rama ka mbetur vetem nuk ja hap asnjer deren ne Europe Po tani e pate aty ju thane kini kujdes se do ngelin ne cark si miu po hyren ne parlament aty do ty behet burgu dhe nuk do dalin vazhdo vazhdo se ka edhe dite per popullin se i keni rjepur gjithe koto vite

    Përgjigju
  • Berti: 28/02/2019 23:51

    Nese negociatat hapen atehere ku do e futin koken Birishanet, Kryemallaret, Metet, Bashllaret, Brahimllaret, Kerpacllaret, Mehmetllaret, Petritllaret dhe te gjithe Llaret dhe Llaxoret e tjera? Nese europa e do kete vend atehere te hape negociatat dhe shqiptaret ge shpetojne jjejere e mire nga kanceri LSI - Birishe.

    Përgjigju
  • Liku: 28/02/2019 23:28

    Nese jan plotesu kushtet atehere ishalla fillojn negociatat. Shpresoj si çdo shqiptare qe deshiron drejtesi por ka elementet baze si prona,rendi apo ekonomia qe me lene te dyshoj. E nese nuk e marrim te drejten per negociatat atehere mua me humb besimi dhe me ben te mendojme qe kto po tallen me shqiptaret

    Përgjigju
  • ERP: 28/02/2019 20:23

    Eshte e qarte qe keta e kuptojne mire cilat jane qellimet e opozites: te pengoje hapjen e negociatave dhe reformes ne drejtesi. Prandaj keta po i lejne te kuptoje se nuk jane budallenj. Normalisbt qe Shqiperia nuk i ka plotesuar. Por ne kete menyre mundohen te c’montojne budallalekun e opozites sone te (c)nderuar

    Përgjigju
  • Kastriot: 28/02/2019 17:45

    Cfare detyrash jane zgjidhur kur gjeja me kryesore Prona sot smerret vesh kush e ka moszbatimi i Kushtetutes nenet 41 e 181 te saj nuk respektohen nderkohe qe nga zyrat e Shtetit si A.Q.Sh. e Kadastra leshohen dokumenta Tituj Pronesie nuk respektohen po nga Shteti po nuk u kthye Prona tek i Zoti fizikisht aty ku eshte e lire vetem vellavrasje e ndertime te Mafies e Krimit te lidhur me politiken do kete prandaj eshte detyre imediate qe Kuvendi ti thote Stop Legalizimeve

    Përgjigju
  • Donela: 28/02/2019 16:45

    Mbaroi dhe Portokallia ne Parlament,Monika nuk ke pare gje akoma....

    Përgjigju
  • Ta Futi America: 28/02/2019 16:43

    Ja U Futi Europa

    Përgjigju
  • Delinquenti: 28/02/2019 16:35

    Amon o PD e LSI hecni ne parlament se do na mori molli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë