Fleckenstein takon Xhafajn: Të hapen negociatat, s'ka më asnjë kusht

Fleckenstein takon Xhafajn: Të hapen negociatat, s'ka më asnjë kusht

Ministri Fatmir Xhafaj me eurodeputetin Knut Fleckenstein

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti dje në mbrëmje Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ministri Xhafaj pasi falënderoi eurodeputetin për mbështetjen e plotë që ka dhënë për Reformën në Drejtësi dhe për rrugën e integrimit evropian në vazhdimësi, e informoi për prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit si dhe rreth rezultateve të deritanishme të Ministrisë së Brendshme.

Ai e njohu z.Fleckenstein në mënyrë të hollësishme me arritjet në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”; procesin e Vetting-ut në Polici, që nis zbatimin këto ditë; projektin e Policimit në Komunitet, si dhe ritheksoi rezultatet e arritura në çështjen e azil-kërkimit, ku brenda pak muajsh, numri i kërkesave ra në mënyrë të ndjeshme.

Raportuesi për Shqipërinë në PE konfirmoi dhe vlerësoi maksimalisht arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Fleckenstein theksoi se vizita është e shkurtër, por është shumë i kënaqur që u njoh me rezultatet konkrete dhe pozitive, arritur në kaq pak kohë. Ai u shpreh se reformat e ndërmarra dhe trendi pozitiv në zbatimin e tyre, janë të konfirmuara e të vlerësuara edhe nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së në Bruksel dhe këtu në Tiranë, nga takimet që ka pasur me ta gjatë kësaj vizite.

Gjithashtu, ai u shpreh i lumtur mbi deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila kërkoi qartas hapjen e negociatave të pakushtëzuara me Shqipërinë.

“Nuk ka më asnjë arsye që Shqipërisë t’i vihen kushte për hapjen e negociatave”, u shpreh z.Fleckenstein. Ai siguroi mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në lidhje me këtë proces, duke rikonfirmuar se për PE-në nuk ka asnjë diskutim të hapur rreth vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu ai siguroi se roli i Parlamentit Evropian dhe i tij personal, do të jetë konstruktiv deri në marrjen e vendimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë