TIRANË - 27-vjeçari Martin Iskurti i cili u plagos 2 ditë më parë në qendër të Tiranës tregon se si u përball me Bledar Vanin në një nga rrugët kryesore të Tiranës, i cili mbarte një inat të vjetër duke e qëlluar me armë zjarri. Ai tregon se ka qenë me fat pasi pistoleta që përdori Vani nuk po funksiononte siç duhej.

“A e mban mend ç’më ke bëre?”. Pikërisht kjo ka qenë fjala që autori 26-vjeçar i ka thënë pas shpine Iskurtit. Më tej ai tregon për GSH se sapo ka parë se Vani ka pasur pistoletë fillimisht është munduar t’ia marrë, por kur nuk ia ka dalë është larguar me vrap.

“Kur unë tentova të largohem dhe të fshihem prapa “Ushtarit të Panjohur” personi që më ishte vënë pas më gjuajti dhe plumbi më zuri në këmbë. Pasi u plagosa rashë menjëherë përtokë sepse nuk mund të ecja. Ai u afrua dhe më gjuajti edhe dy herë të tjera në bark. Pistoleta që ai përdori mezi mbushej prandaj ai nuk pati mundësi të më qëllonte më shumë, sepse po të ishte ndryshe unë do të kisha vdekur tani”- tha 27-vjeçari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)