Babai i 18 vjeçarit Kristi Panajoti që gjeti vdekjen në gropën e Lungomares në Vlorë pak ditë më parë ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë.
Renato Panajoti rrëfen momentet kur mori lajmin për vdekjen e të birit nga aksidenti tragjik, ndërsa thotë se nuk ka besim te drejtësia dhe paralajmëron se nuk do ta lerë me kaq nëse përgjegjësit nuk do të dënohen.
“Atë ditë nuk isha në Vlorë, kam qenë larg më kanë marrë në telefon “Hajde urgjent se djali është shumë sëmurë është në spital”.
Më pas më njoftoi nusja: Eja shpejt, urgjent... Isha shumë larg, më mbylli telefonin, s’më la kohë as ta pyesja " shprehet ai.
Biznesmeni që humbi djalin nga aksidentin deklaron se në momentin që zbuloi tentativat e zyrtarëve të firmës së punimeve të manipulonin ngjarjen përmes nipit të tij i ka shkruar Ramës, ndërsa i është përgjigjur Tahiri menjëherë.
“Me kryeministrin njihemi prej vitesh, jo personalisht por kemi miqësi të hershme. M’u përgjigj menjëherë.
Faleminderit edhe ministrit të Brendshëm. Ministri më tha: Renato si e ke hallin? I tregova, me tha: Mbylle e të them për 2 minuta.
Pastaj më mori, më tha “Po ke të drejtë, do merren masat përkatëse e do shkojnë të gjithë në burg, kush ka përgjegjësi. Më ke 24 orë në 24 në dispozicion brenda hapësirës që më lejon detyra e ministrit" thote ai.
Ai vazhdon më tej duke theksuar se ky nuk quhet aksident por vrasje, vrasje nga pushtetarët, nga ky shtet që nuk na mbron.
"Kam marrë vesh siç më kanë thënë miq e shokë që edhe konsulli italian ka qenë gati duke rënë te kjo gropë”.
Panajoti tregon se është i revoltuar edhe nga përfaqësuesit e firmës dhe kryebashkiaku, ndërsa ministri i Transportit sipas tij duhet të japë dorëheqjen.
“Mënyra dhe reagimi i përfaqësuesve të firmës më ka revoltuar edhe më tepër. Në mënyrën më njerëzore mund të vinte të thoshte: Unë jam shkaktari dhe mua më takon të shkoj para drejtësisë, drejtësia të bëjë të vetën e ti nga ana shpirtërore të më falësh.
As kryetari i bashkisë nuk erdhi te ngushëllimi, se ai është i pari. Asnjë lloj përgjegjësie. U mjaftuan që morën e futën brenda një punëtor që merr 10 mijë lekë.
Ministri i Transporteve duhet të japë dorëheqjen, kur shteti vret qytetarin e vet" shprehet ai për Top-Channel!.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com