Dy dëshmi të reja në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë rënduar pozitën e pilotit italian Giorgio Riformato të arrestuar më 9 maj të këtij viti pasi avioni i tij u sekuestrua në Divjakë teka së bashku me disa trafikant shqiptarë ai tentoi të transportonin drejt Italisë me avion 360 kg marijuanë.

Eduart Panraiti kontrollori i sigurisë teknike në pistën e Rinasit që ka kontrolluar për gjendjen teknike avionin model piper të pilotit italian Riformato, deklaroi në gjykatë se në kontrollin që ai ka ushtruar në avion gjithçka ka rezultuar në rregull.

Panariti shpjegoi para gjykatës se kontrollin e ka kryer pak minuta pasi piloti është ulur në pistën e Rinasit, dëshmi kjo e cila rrëzon pretendimet e pilotit 67-vjeçar tashmë pas hekurave.

Një tjetër deklarim që hedh dritë mbi lidhjet e pilotit më trafikantët shqitar tashmë të arrestuar ishte dhe ajo e Erjon Rushi i cili ka dëshmuar se ka shoqëruar Giorgio Riformato me makinën e tij. 

E kam shoqëruar Rifformaton, nga aeroporti në një hotel në tiranë e më pas e kam dërguar në Durrës, dhe këtë shërbim ma ka kërkuar Sajmir Bajrami deklaroi Rushi para togave të zeza.

Deri në këtë fazë të gjykimit kjo është dëshmia e tretë pas asaj të kontrollorit ajrorë, Erion Pipero që më 23 shtator deklaroi në seancë se kur Riformato kish ndryshuar kursin e fluturimit për tu ulur në Divjakë dhe ku avioni u kap teksa po tentohej trafikimi i drogës, atij në komunikim i tha: Mos ki merak, s’kam asnjë problem por po bëj një shëtitje për të parë bregdetin”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)