Flet drejtori i Zjarr TV: kur vajzat
të mbërthejnë xhaketën, jam shitu
Spikeret 'lakuriqe' thonë të vërtetën 'lakuriqe'
Nëse ndokush do t’ju përmendte emrin “Zjarr Televizion”, me siguri do t’ju vinin ndërmend spikere seksi me dekolte të zbuluar. Të paktën për këtë është dalluar televizioni më i ri në Shqipëri, që ka ‘ardhur në jetë’ me një mision: të tregojë të vërtetën lakuriqe.
Ideatori dhe njëkohësisht drejtori i këtij televizioni, humoristi Ismet Drishti, në një intervistë për Java News, u shpreh se qëllimi i tij ishte të sillte dicka ndryshe, pa ngjyrime politike sic ndodh rëndom në media.
“Ideja lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdor si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re.”
Drishti vijoi duke krahasuar veshjen e moderatoreve të emisionit “360 gradë” me atë të Elhaida Danit në Eurovizion: “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë,- tha ai,- Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”.
"Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drejtori i “Zjarr TV”, ndërkohë që thekson se televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
51/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59.1%
-
Të gabuar
37.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 7066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
1 Tetor, 12:28
-
Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)
1 Tetor, 12:27
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë, ‘Ia vlen të jetosh’, Koçiu: Mamografi falas në çdo zonë
1 Tetor, 12:14
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë
1 Tetor, 12:09
-
Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana
1 Tetor, 12:02
-
Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'
1 Tetor, 12:01
-
'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ec para, vijon me komisionin hetimor për sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whast app! Vokshi: Janë NUL
1 Tetor, 12:00