Valmir Hoxha, i cili prej vitesh vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, pretendon se është dhunuar nga efektivë të policisë së burgut. Denoncimin e ka bërë nëna e tij, Lirije Hoxha, e cila banon në Shkodër.
Në një intervistë për Report TV, e moshuara ka rrëfyer bisedën me djalin por edhe me drejtorin e Burgut të Peqinit, Artan Tabaku.
“Djali më mori sot në mëngjes, më tha se nuk mund të flas më gjatë se jam shumë i sëmurë. Më tha se kanë ardhur forcat e policisë mbrëmë, më kanë rrahur më urdhër të drejtorit, më kanë lidhur smë kanë lënë brinjë pa thy, më kanë lidhur prej këmbësh dhe prej duarsh. Nuk po vdes se jam i sëmurë tha, por po vdes se më kanë torturuar. Mora drejtorin dhe i thash se me urdhrin tënd kanë rrahur djalin. Më tha që nuk e gjen gjë djalin”, thotë nëna.
Nëna e të dënuarit Valmir Hoxha kërkon drejtësi, kërkon që të shohë djalin e saj.
"Po më ka thënë vetë djali se ka rrahur një person... nuk kemi pasur dijeni se mua çdo gjë ma tregon nuk vuan nga asgjë tani e rrahin e se ka qenë mirë, 20 vite burg ka qenë në Fushë-Krujë dhe tani është në Peqin... Apeli dua drejtësi me taku djalin ta shohim me sy djalin se unë se kam parë djalin prej dy vitesh kam edhe tjetrin në burg... unë kërkova ndihmë tek ju se djali më tha kërko ndihmë se po vdes nga torturat", shprehet ajo.
Report Tv ka kontaktuar në telefon me të burgosurin Valmir Hoxha, i cili tha se kërkojnë ta eliminojnë në burg.
“Parmbrëmë më ka dhunuar policia e burgut. Ka ardhur edhe drejtori i burgut. Unë kam qenë në grevë urie për 40 dite, këto më mbajnë mua këtu unë e kam vendin në spital të burgut”, tha ai.
Pyetjes se a i kanë thënë për të shkuar në spital të burgut apo jo, Hoxha përgjigjet: “Jo s’ më kanë thënë, asnjë gjë. Unë dyshoj se dikush ka marrë lek dhe së bashku me drejtorin e burgut dyshoj se duan të më eliminojnë. Unë kam shumë padrejtësi këtu. Edhe grevën kanë dashur të fshehin”.
“Më lidhën prej duarsh, që nuk lejohet, është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Erdhën 6 polic në 2 të natës, Gjergj Vishkulli erdhi në 2 të natës dhe ky person me gjuajti grushte, në ditën e 38 të grevës së urisë, më ka qa në buzë, në sy dhe më ka shkatërruar veshkën. Jam duke jetuar vetëm më ujë e sheqer. Kam frikë mos më vijnë policia dhe duan të më mbysin, ashtu si dy net më parë”, deklaron i burgosuri teksa më pas mbyllet telefonata", tha ai.
Pas këtij denoncimi, Report Tv kontaktoi në telefon me drejtorin e burgut të Peqinit, Artan Tabaku i cili tha se i dënuari Valmir Hoxha ka dhunuar shokun e dhomës dhe për pasoje ka kaluar 14 dite ne izolim, sipas rregullores se burgut. Tabaku mohoi pretendimet e familjarëve për dhunë, ndërsa shton se i dënuari ka precendentë të mëparshëm të konflikteve në qeli.
Valmir Hoxha, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ishte kthyer në tmerr për qytetin e Shkodrës, derisa u arrestua në vitin 2003. Ai vuan dënimin për veprat penale të vrasjes, plagosjes, grabitjes dhe përdhunimit. Në dosjen penale thuhet se ka vrarë në '98 Isa Estref Hoxhën dhe Berhan Mustafë Hoxhën. Ndërsa në '99 ka vrarë Ejll Kolën dhe ka plagosur Paulin dhe Albert Kolën.
Ne h*** te gomareve te veje. Te gjithe keshtu bejne kur jane ne burg. Atje te kalbet
PërgjigjuKur ka qenë tmerr i Shkodrës ky trapi?!! Ka vra ndonjë krahëthatë dhe ban kot si trim....kur kalojnë vitet në burg fillon e të vijnë mend, këtij i kanë fluturuar me kohë duket....
PërgjigjuBanu dashnorja e tjetrit se aj qe te paska nuk kenka aq trim sa me te rujt mor baxhell mashkull. Kush k,,, don me te eleminu ty
PërgjigjuFuteni edhe putanën brënda ti bëjë shoqëri djalit dhe të meret me riedukimin e tijë sepse e ka rrit nana "trim t'çartun". Nënat që qajnë bijtë tyre i mendon vrroma?
PërgjigjuZoti i denofte ata qe dhunojne te denuarit.Nuk ka te drejte askush qe te dhunoje njerezit çfaredo qe kane kane ba.Shikojeni mire dosjen e tij se me pas ken ESKOBAR nuk do kishte arrit me i ba gjithe ato qe e kane akuzua.
PërgjigjuO Violeta ta mshtes menimin deri kur mos te shkoj ma
A ja din bemat ktij? Ka vra njerez mbas shpine dhe i ka qa me log korkodili. Ky la hallall te bahet 110 vjec Duke vujt e jo me vdek
Dashka drejtwsi keimineli, legeni. Po ata qe ke fit ne dhe ti o legeb kush u jep drejtesi.
PërgjigjuDo kishin bere mire shume te te kishin zhduk fare
PërgjigjuCfare tua ti ore Kel. Ai duhet te jetoje gjate per te vuajtur ne izolim gjithe jeten.