Fletëarrest për Kryeministrin, arrestohen 3 aktivistë

Fletëarrest për Kryeministrin, arrestohen 3 aktivistë
Natën vonë në rrugët e Prishtinë është shpërndarë një “urdhër arrest” për Kryeministrin Hashim Thaçi, zv/kryeministren Mimoza Kusari-Lila dhe ministrat Besim Beqaj dhe Bedri Hamza. Prishtina sot është mbushur me “urdhër arreste”, mirëpo deri vonë, askush nuk e ka marr përsipër ketë aksion.

Policia e Kosovës bënë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, njësit policore nga stacioni policor Qendra kanë ndaluar tre persona të dyshuar aktivist të “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ndalimi i këtyre personave të dyshuar është bërë për shkak se të njëjtit kanë bërë shpërndarjen e afisheve me përmbajtje “urdhër arrest për Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe tre ministrave të tjerë”.

Afishet të cilat janë shpërndarë nga këta aktivistë kanë logon e Republikës së Kosovës dhe logon e Policisë së Kosovës.

Mijëra letra ishin vendosur nëpër vende të dukshme në të cilat shkruan: Stacioni Policor Qendër pas marrjes së autorizimit nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë vepruar kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke e shkatërruar ekonominë e vendit përmes shitjes së ndërmarrjeve publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe dyshimit të bazuar qe të njëjtin kanë shprehur gatishmëri edhe për likuidimin e ndërmarrjes Trepça, lëshon Urdhër Arrest për personat e poshtëshënuar:

1. Hashim Thaçi
2. Besim Beqaj
3. Bedri Hamza
4. Mimoza Kusari- Lila

Në “Urdhër Arrest” thuhet se, të njëjtit, të motivuar nga interesat e tyre personale dhe klanore, e kanë dëmtuar rënë funksionimin e ndërmarrjeve me profitabile të vendit, në mënyrë që kështu ta arsyetojnë privatizimin me çmim sa më të lirë duke e rrezikuar seriozisht ekonominë e vendit. Këta persona dyshohet se janë vënë në shërbim të kompanive të huaja në mënyrë që duke ua shitur lirë ndërmarrjet e Republikës së Kosovës të përfitojnë shuma të majme parash.

“Të pandehurit edhe në raste të mëhershme kanë kryer vepra kriminale jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe të njëjtit paraqesin rrezik të vazhdueshëm për shoqërinë, në rast se lihen të lirë. Policia e Kosovës i fton qytetarët që për çdo informatë në lidhje me vendndodhjen e personave të lartcekur të kontaktojnë në numrin e telefonit 112 apo në stacionin më të afërt të Policisë”, shkruan në urdhër-arrest.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi