TIRANE- Nerida Bitraj, bashkëshortja e Ardian Bitraj është marrë në pyetje nga prokuroria e Tiranës, ku ka rrëfyer detaje rreth veprimtarisë së bashkëshortit të saj të arrestuar për vjedhjen e 713 miliard lekëve. Gruaja e Bitraj, ka treguar para prokurorëve se ka qenë në shtëpi kur ka mësuar prej burrit të saj, se çfarë kishte ndodhur në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Sipas Nerida Bitraj, ishte në dijeni të faktit se bashkëshorti i saj Ardian Bitraj kishte përvetësuar shuma të mëdha parash dhe këto para më tej i kishte luajtur në baste sportive.
/Shqiptarja.com

VIDEO











