Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit. Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas u gjet i vdekur.
"Qeveria është duke kërkuar personin e gabuar. Nuk e ka bërë ai. Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen. Habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% te sigurtë se nuk ka ndodhur prej djalit të tij. I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata", ka thënë ajo.
Lajmi kryesor:
U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
17.3%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 127
Lajme të tjera
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Vau i Dejës, kultivuan kanabis, AMP vë në pranga babë e bir, 70-vjeçari ishte kryeplaku i fshatit Pepsumaj (EMRAT)
18 Prill, 09:48
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
VIDEO/ Do shiste 2 mijë fara kanabisi, kapet ‘mat’ 47-vjeçari në Vaun e Dejës
17 Prill, 09:21
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
16 Prill, 19:49
-
Shkodër, goditet një rast i peshkimit të paligjshëm, hetohen 2 persona, njëri nga Mali i Zi
16 Prill, 13:42
-
Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës
16 Prill, 13:09
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Varkat turistike realitet në Liqenin e Shkodrës, fillon lundrimi! Benet Beci: Një mundësi për vizitorët për të shijuar ‘magjinë’ e këtij vendi
14 Prill, 15:54
-
Shkodër/ U kapën me kokainë në Shirokë, arrestohen dy 22-vjeçarë! Njëri prej tyre kishte municion luftarak në shtëpi
14 Prill, 12:36
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj, shpëton gruaja e fëmijët! Dëshmitari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë (EMRI+VIDEO)
14 Prill, 08:31
-
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi! Presion Dumanit nga politika? Gonzato: S'duket i shqetësuar për këtë
13 Prill, 10:48