Flet i nipi: Aldo Baren
e helmuan në burgun 313

Flet i nipi: Aldo Baren<br />e helmuan në burgun 313
TIRANE - Hije dyshime mbi gjëndjen shendetësore të Aldo Bares. I konsideruar nga prokuroria si kapoja i bandës së Lushnjës, Aldo Bare alias Alfred Shkurti prej katër ditësh ka pësuar çregullime në organizmin e tij, duke pretenduar se ai është helmuar nga lëndë toksike.Sipas anëtarëve të rrethit familjar të Aldo Bares, nga analizat e kryera është konstatuar se në mostrat e gjakut, të mara dorazi nga burgu 313 ku mbahet i izoluar Aldo Bare, janë gjendur gjurmë toksike fosfororganike.

Kjo ka bërë që familjarët të venë alarmin për një veprim të qëllimshëm nga punonjësit e burgut, dhe nisur nga kjo situatë ata kërkojnë trajtimin mjekësor të Aldo Bares nga specialistët e Spitalit të Burgut ose nga doktorët e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza” Tiranë. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka mundur të kontaktojë me nipin e Aldo Bares, shtetasin Sokol Gjoni i cili hedh dyshime të forta se daja i tij, është sëmurur në ambjentet e burgut, për shkak të helmimit të qëllimshëm që i kanë bërë punonjës të këtij institucioni. Gjoni shton se qelia e Aldo Bares mbahet e monitoruar me kamera sigurie dhe për këtë i kanë kërkuar Drejtorit të Burgut 313 Sajmir Mulgeci për të bërë verifikimin e kamerave, të cilat mendohet se kanë rregjistruar personin që dyshohet se ka hyrë në qelinë e Bares, gjatë kohës kur ky i fundit ka qënë në orarin e ajrimit. Mirëpo kjo kërkesë nuk është marë parasysh nga drejtori i burgut, i cili gjithmonë sipas Gjonit ska pranuar as dhe ti takojë të afërmit e Aldo Bares, për tu interesuar rreth problemit të ngritur prej tyre.

KURIMI NË SPITAL
Nipi i kapobandës së Lushnjës Aldo Bare, Sokol Gjoni tregon se kërkesa e vetme e tij por dhe e familjarëve të Bares është transferimi nga ambjentet e qelisë të burgut 313 në spitalin e burgut, atë shtetëror ose në ndonjë spital privat. “Ne kërkojmë që të bëhet ky transferim, pasi njeriu jonë aty në atë burg e ndjen veten të kërcënuar nga persona të futur nga shteti, për të bërë eleminimin e Aldos. Para një jave kemi biseduar me Aldon dhe na ka pohuar se ndihej i këputur dhe kishte dridhje në gjithë trupin. Privatisht ne kemi arritur të marim disa kampione gjaku nga Aldo Bare, dhe dorazi i kemi nxjerë ato nga burgu 313, duke i bërë analizat mjekësore në laburatorin privat “Elit Lab” që ndodhet pranë spitalit Ushtarak. Pikërisht ky laburator ka përcaktuar se vlerat e analizave të gjakut janë tepër shqetësuese dhe ajo që lidhet me nivelin e “kolinesterazës” në gjak është tepër e ulët. Mjekët na thanë se ulja e kë¬saj, vjen si pasojë e helmimit nga substanca toksike të përqëndruara në organizmin shëndetësor”- tregon për gazetën “Shqiptarja.com” nipi i Aldo Ba¬res. Ai ka shtuar se tashmë i kanë bërë kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të urdhërojë administratën e burgut, që Aldo Bare të transferohet në një spital për të marë mjekimin e nevojshëm.

BARE:DUA TË KUROHEM
Gjatë bashkëbisedimeve të bëra me familjarët e tij, Aldo Bare i ka pohuar këtyre të fundit që e ndjen veten shumë keq dhe në gjendje të renduar, për shkaqe që ai ende nuk i përcaktonte dot. Në këto kushte ai i ka kërkuar atyre që të depozitonin një kërkesë në prokurori me qëlllim që organi i akuzës të urdhëronte trajtimin mjekësor të tij si dhe kryerjen e të gjitha analizave mjekësore. Nga komunikimet që Aldo Bare dhe familjarët kanë bërë së bashku, Bare ka përjashtuar mundësinë e helmimit nga ushqimi, duke i pohuar se dikush duhet të ketë hyrë në qelinë e tij ku dhe ka futur në rezervat ushqimore të tij lëndë toksike me qëllim helmimin.

GJYQI NDAJ ALDO BARES
Procesi gjyqësor ndaj të pandehurit Aldo Bare,ka marë një tjetër kthesë pas dënimit të tij me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. Fillimisht ka qënë Gjykata e Apelit e cila për shkak të konstatimit të shkeljeve ligjore ka urdhëruar prishjen e vendimit me burgim të përjetshëm dhe rikthimit për gjykim të çështjes penale. Vendimi i Apelit, u rekursua në Gjykatën e Lartë nga të dyja palët si prokuroria dhe avokati Vladimir Meçi, ku ky i fundit kërkoi pushimin e çështjes dhe lirimin e Aldo Bares për shkak të përfundimit të afateve të hetimit. Ndërsa nga ana tjetër prokuroria i kërkoi Gjykatës së Lartë, lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e dënonte Baren me burgim të përjetshëm. Pas këtyre kërkesave, kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi pak kohë më parë kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit.Telenovela e dosjes ndaj të pandehurit Aldo Bare, vashdon për shak se tashmë KLD-ja duhet të përzgjedhë gjyqtarë nga gjykatat e rretheve, të cilët do gjykojnë Baren në Apel.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë