TIRANË - Hasmëria mes fisit Shkreta dhe Llani ku deri më tani janë shënuar tre viktima mes tyre një fëmijë 9-vjecar dhe një i plagosur, pritet të hyjë në një tjetër trajektore.
Nexhmije Shkreta, nëna e Alban Shkretës i akuzuar për vrasjen e djalit 9-vjeçar të Jetmir Llanit jep nje version të ri për ngjarjen e rëndë. Ajo ka rrëfyer me detaje për ngjarjen në emisionin Urbanika në A1Report, drejtuar nga Mirjeta Ngjela, duke pohuar se "djalin e Jetmir Llanit s’e vrau djali im, por aksidentalisht xhaxhai i tij, Muharrem Llanaj, i cili ndodhej në makinë në momentin kur ranë në pritën e armatosur të vëllezërve Shkreta. Sipas saj, gëzhonjat e pistoletës janë të verifikueshme nga policia e Laçit". Ajo kërkon drejtësi për djemtë që ndodhen në burg dhe për këtë i ka bërë thirrje kryeministrit Rama. Nderkohe qe Alban dhe Altin Shkreta janë në paraburgim prej 17 muajsh për vrasjen e 9-vjeçarit. Nexhmija ka shtuar se "Gjykata e Laçit është e korruptuar". E moshura shprehet se pritet të largohet jashtë vendit për t'i shpëtuar kthetrave të gjakmarrjes.
Avokati i burgjeve, Sokol Koçiu për këto pretendime shpjegoi se "një grua me dy fëmijë në burg do mbrojë fëmijët e vet jetën e vet me çdo kusht. Verifikimi i provave është shumë i thjeshtë, sepse provat janë, ekspertët e krimeve janë nga më të mirët dhe ata e kanë mbyllur dosjen". Por ka shtuar dhe idenë se "Jetmiri ka kërkuar 4 muaj rresht që ta pyesin. Ai s’ka qenë as në rastin e parë, as në të dytin".
Ndërmjetësuesi i pajtimit të gjaqeve, Agim Loci u shpreh se "koordinatori për pajtim mes dy fiseve i ka miq të dy palët, por që nuk ka kërkuar ndërmjetësim dhe thonë se s’kemi nevojë që të arrihet diçka mes palëve. "Nuk është zgidhje dhe nuk ngushëllohesh duke vrarë. Të ulen e të harrojnë çfarë ndodhi e të ecin përpara. Nuk kjo zgjidhja, se do shuhen, është shumë vështirë t’i lënë mënjanë mëritë, por ndryshe kjo do vazhdojë, do vazhdojë dhe s’do ketë kurrë zgjidhje", tha Loci.
DERVISHI: TË ÇARMATOSET POPULLSIA ME DORË TË HEKURT
Sociologu Zydi Dervishi, i pranishëm në studio, argumentoi se "në gjakmarrje, fajtor në shumë raste është drejtpërdrejt dhe tërthorazi shteti. Nëse dy familjet nuk do kishin armë a do vrisnin njëri-tjetrin? Çdo njeri që ngacmohet në një moment të caktuar mund ta bëjë vrasjen. Problemi është të mos bëhet vrasja. Shteti me dorë të hekur çarmatos në mënyrë totale. Duhet çarmatosje me dorë të hekurt. Edhe armët e gjakut kot mbahen. Çfarë do gjuajnë tani njerëzit? E drejta e parë është e drejta e jetës. Shumë njerëz janë vrarë aksidentalisht apo më qëllim me çifte etj. Mobilizojmë trupa special kur ndodhin fatkeqësi, por nuk mobilizojmë për të parandaluar".
SAGA E GJAKMARRJES MES LLANAJVE DHE SHKRETAJVE
Saga e gjakmarrjes mes famijes Llani dhe Shkreta nisi pas atentatit që dy djemtë e familjes Skreta, Albani dhe Altini organizuan ndaj Muharrem Llanit, i cili udhëtonte në makinë me nipin e tij, 9-vjeçar i cili mbeti i vdekur. Pak kohë më pas në kryeqytet është vrarë me armë zjarri, Mark Shkreta, babai i dy atentatorve, ndërsa policia akuzoi për këtë vrasje Jetmir Llanin, babai i fëmijes që humbi jetën në pritën e armatosur.
Ky i fundit pasi u arrestua, mohoi akuzat për vrasje dhe u la i lirë, ndërsa vetëm pak kohë më vonë, një tjetër pjestar i familjes Shkreta do të mbetej i vdekur në një atentat që dyshohet se është i organizuar nga pjestarët e familjes Llani. Gentian Shkreta ishte viktima e radhës, teksa u qëllua me armë zjarri në Fushë Mamurras, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i tij, Emanuel Shkreta.
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com