Nënë e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri, shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi, teksa thotë se i biri prej vitesh jetonte ne mal, pasi fshihej nga policia,

Berdane Bracellari e cila diten e ngjarjes thotë se ishte dëshmitare okulare shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi, duke se polici ishte duke bërë detyrën e tij

" Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij."

Berdane Bracellari tregon dhe versionin e saj për ngjarjen e 4 qershorit,

"Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; "Djalë, erdhën". Djali qenka hedhur dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici. "

Pyetje - "Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?"

"Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorezohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart"

Versioni aspak bindës i nënës së autorit, vijon dhe më tej, kur thotë se ajo nuk ishte në dijeni që I biri mbante armë, të ciulat u gjenden pas arrestimit të tij

"Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djal t'i thotë nënës mbaj armë."

E moshuara thot se Violandi jetonte i fshehur në mal pasi ishte në kërkim nga Policia. Sipas saj në shtëpi kthehej ndonjëher për tu ushqyer, por jo të banonte aty, pasi policia ushtronte vazhdimisht kontrolle.

"Violandi me mua jo se rrinte, ishte I dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bënë 10 gramë."

Ajo thot se disa here ka tentuar që ti mbushte mendjen të birit të dorzohej,

"Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur."

Në fakt sipas procesit gjyqësor, ai u shoqërua në polici në shtator të vitit 2015 pasi iu gjet hashash në makinë dhe gjatë këqyrjes që i është bërë celularit të tij, janë gjetur pamje fotografike dhe video me lëndë të dyshuar si narkotike, të mbjella, duke u transportuar,  e tharë. Ai u dënua me 10 vjet nga të tre shkallët e gjyqësorit.

Por ky nuk ka qenë I vetmi problem i Barçellarit me Drejtësinë. Në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani.