Autori i dyshuar i vrasjes së policit Enea Mekolli, dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Violand Braçellari, u njoh me masën në ambientet e Spitalit të Traumës, ku qëndron prej 4 qershorit.
Gjyqtari Gentjan Sallahu u paraqit në spital për masën dhe në seancën që zgjati rreth gjysmë ore, ai ka kyçur gojën para gjyqtarit.
Ndaj Braçellarit rëndojnë së sërë akuzash, si: vrasja e një punonjësi policie, vrasje e mbetur në tentativë ndaj një punonjësi tjetër policie, si dhe për armëmbajtje pa leje. Në bashkim të të gjitha veprave penale, Violand Braçellari rrezikon nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm.
Enea Mekolli u qëllua pë vdekje gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Familja e viktimës ka shprehur pretendime mbi masat e sigurisë të ndërmarra gjatë operacionit si dhe numrin e efektivëve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente







