Prestigjozja  gjermane ‘Bild’ i ka kushtuar një artikull të vecantë episodit që u regjistrua në ndeshjen finale të trofeut  "Gines Champions Cup", ku një tifoz u fut në fushë dhe përqafoi Ronaldon.

Ashtu sikur u bë publike edhe pas ndeshjes, tifozi që përqafoi Ronaldon ishte shqiptari Roland Gjoka.

19 vjeçari shqiptar, student në Miami i shpëtoi vëmendjes së rojeve të sigurisë duke u futur në fushë dhe vrapuar drejt portugezit. Pas këtij veprimi, Gjoka u shoqërua nga policia duke përfunduar dy ditë në burg.

Pas daljes nga qelia, shqiptari tregon për mediat se ishte bëri i njohur dhe se të burgosurit e tjerë që ishin njohur me veprimin e tij i thërrisnin me pseudonimin ‘i famshmi”.

“E kam ndjekur Ronaldon nga Manchester United, jam një tifoz i madh i tij. Ai është idhulli im. Ishte mundësia ime e vetme në jetë që ta takoja, prandaj u futa në fushë. Dënimi? Ja vlejti që kalova dy ditë në burg, pasi takova idhullin tim” përfundoi ai.