Nuk ka pranuar t'i ketë sulmuar turistët spanjollë. Mihal Kokëdhima ka deklaruar në seancën gjyqësore për masë sigurie, se vetëm donte t'i ndalonte ata, por është ndjerë i rrezikuar pasi ata kanë dashur ta shtypin, dhe për këtë arsye, sipas 51-vjeçarit ai është detyruar të hidhet mbi furgon.
"Nuk kam bërë asnjë gjë t'i sulmoja ata. U mundova t'i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.
Më morën zvarrë me makinë. Ç'është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t'i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj", - tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.
Por nga video që Report tv transmetoi ekskluzivisht një ditë më parë, Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Janë shoferi dhe pasagjeri shqiptar që dëgjohen gjatë gjithë kohës t'i kërkojnë Kokëdhimë të zbresë, por ai nuk ka zbritur edhe pse makina u ndal dy herë për t'i dhënë mundësi atij të iki. Vetëm në fund, 51-vjeçari vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makinë që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano në ndalesën e tretë të makinës, ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa furgoni largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte automjetin.
Lajmi kryesor:
Sulmoi turistët, mbetet në burg/ Mihal Kokëdhima: Më morën zvarrë me makinë, u mbajta tek xhami (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA pezullon gjyqtarin e Vlorës, Laurent Fuçia, e dërgon për riedukim në Magjistraturë
25 Korrik, 17:09
-
Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në 2022, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase! Gjyshi i të miturës: Gjykata të bëj drejtësi
1 Dhjetor 2023, 13:55
-
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela
30 Tetor 2023, 12:47
-
Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2019 në Vlorë, Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin për 5 të pandehurit
18 Shtator 2023, 12:43
-
U kap me 4 mina me telekomandë në makinë, Gjykata e Vlorës lë në burg 51-vjeçari nga Lezha
15 Shtator 2023, 12:08
-
Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës! 21 vite burg për Elton Hajnajn
7 Qershor 2023, 14:21
-
Vlorë/ Goditi me sëpatë një 38-vjeçar për motive të dobëta, shpallet në kërkim 41-vjeçari
18 Shkurt 2023, 13:09
-
870 kg kanabis në serat e Dronovicës, Apeli nxjerr nga qelia 6 nga të arrestuarit, i lë në 'arrest shtëpie'! Burg pronarit të serave dhe dy rojeve
30 Dhjetor 2022, 21:30
-
Peshkonin duke përdorur lëndë plasëse, vihen nën hetim tre persona në Vlorë
26 Dhjetor 2022, 10:20
-
I dënuar në 2006-tën për korrupsion si drejtor i tatimeve në Vlorë, gjykata sekuestron dy apartamentet dhe një tokë arë të Edison Frakullës
5 Dhjetor 2022, 14:45
-
Përsëritet historia e Mihalit! Klientët refuzuan ‘faturën e kripur’, pronari i ndjek nga pas me thikë në dorë! AKU e gjobit, s’e kishte të regjistruar biznesin
8 Gusht 2022, 17:14
-
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, lihet në burg Arjan Tase! Dëshmia në gjykatë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time
5 Gusht 2022, 13:25