Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.
Ai ka zbuluar se kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.
"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.
Lajmi kryesor:
2 atentate në 7 ditë ndaj pronarit të 'Volorekës', shënjestra ishte djali i Jetmir Muçollarit/ 'I denoncova me emra, por u përkrahën nga policia' (VIDEO)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.7%
-
Jo
67.8%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2516
Lajme të tjera
-
Nga 1 maji fillon shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë! 600 dosje transferohen nga Pogradeci në Korçë, kryetari: Në prill ndërpritet shorti
31 Janar, 16:58
-
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s të Liqenit të Ohrit
29 Janar, 10:51
-
'Sytë e krimit', vijon aksioni për ç'montimin e kamerave të sigurisë! Hiqen 39 nga rrugët e Korçës dhe Pogradecit, 3 në Memaliaj dhe 1 në Burrel (VIDEO)
28 Janar, 09:35
-
Intervistë/ Marrëveshja e fshehtë e parkut të Drilonit? Kumbaro nga Korça: Është projekt transparent i fondacionit shqiptaro-amerikan
25 Janar, 14:00
-
Pogradec/ Sherr me thika mes dy adoleshentëve për një vajzë, 15-vjeçari përfundon në spital
24 Janar, 19:20
-
Ekspozita ‘Ngjyrat e Dimrit’ në Galerinë e Artit në Pogradec, 20 piktorë nga bota derdhin në telajo bukuritë e qytetit
24 Janar, 16:03
-
Atentat ndaj 25-vjeçarit shqiptar në Gjermani, i riu mbetet i plagosur
23 Janar, 13:51
-
Dhunë, plagosje dhe vjedhje, policia e Korçës arreston dhe procedon në gjendje të lirë 3 persona
21 Janar, 12:23
-
Korçë/ Vihen në pranga 2 persona, drejtuan automjetin në gjendje të dehur, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për dhunë dhe kanosje
20 Janar, 13:05
-
Gështenja mbledh në darkë në Pogradec 23 deputetët e PD, mes tyre dhe Alibeaj! Asnjë mbështetës i Berishës i pranishëm
18 Janar, 21:46
-
U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një sasi kanabisi të fshehur, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec
16 Janar, 13:47
-
Fluks në pediatrinë e Korçës dhe Pogradecit, 60-80 fëmijë çdo ditë për vizita! Mjeku: Mos përdorni antibiotik, konsumoni lëngje
14 Janar, 13:10