Flet regjisori i Jovan Bregut:
Pse ia besova Trebickës rolin

Flet regjisori i Jovan Bregut: <br />Pse ia besova Trebickës rolin
Regjisori Alfred Bualoti ka ngjitur në skenë komedinë “Pallati 176” me skenar të Adelina Balashit. Bualoti thotë se komedia e arriti suksesin, sepse gjithçka u krijua në një laborator të mirë artistik. Por esenca e kësaj sprove artistike ishte vetë Roland Trebicka, i cili siç thotë Bualoti “Filozofinë e rolit ikonë të Jovan Bregut e ndërtoi vetë”.

Zoti Bualoti, si nisi bashkëpunimi juaj me Roland Trebickën?
Kemi pasur disa bashkëpunime me Landin dhe ndoshta ai më kulmori ka qenë “Pallati 176”, ku unë kam qenë bashkë me Anton Cesarin në rolin e regjisorit, shumë vite përpara, 1985. Ka qenë një bashkëpunim I mrekullueshëm, rezultati shihet edhe në ditët e sotme. Unë ndihem krenar për Jovan Bregun dhe që pata fatin ta realizoja me Trebickën. Kësaj komedie i dha shumë vlerë roli i tij. Me Rolandin ne vazhduam edhe bashkëpunime të tjera dhe unë për çudi e pata atë një koleg te “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku ai aty e mbylli jetën e tij dhe karierrën e tij.

Pse e zgjodhe Trebickën për komedinë “Pallati 176”?

Të them të drejtën Rolandi nuk kishte bërë role të mëdha deri atëherë, kishte bërë role të vogla, dhe unë vura re se rolet e tij ishin shumë të spikatura, binin në sy sikur edhe një mutaror të thjeshtë të luante. Gjithmonë Rolandi binte në sy në mes të tjerëve. Atëherë ne vendosëm që të kishte rolin kryesor Jovan Bregu. Rolandi jo vetëm që punoj me shumë devotshmëri, me shumë profesionalizëm, por edhe e zbërtheu filozofikisht rolin, se është shumë kompleks ai rol. Vetë Rolandi u dha shumë pas hulumtimit të personazhit, tek fiziku, deri edhe tek veshja. Mbeti një etalon ky rol. Ishte për të si uji më i kthjellët që ka dhënë. Suksesin e patëm që në një provë të përgjithshme në tavolinë dhe atje u thanë fjalë të jashtëzakonshme që kjo shfaqje mund të bëj namim dhe ne provuam sesi vërtetë fati i saj qe fama.

Cili është kujtim juaj i fundit me Rolandin?

E kam të freskët ende këtë kujtim, sepse luajta në shfaqjen e fundit me të. Rolandit i buronte humori dhe buzëqeshja nga zemra. Ai edhe kur shkoi në fund fare me shëndetin, nuk e jepte veten. Ai edhe vërejtjet i jepte me humor. Nuk mund ta kuptonim shoqërinë me të pa dashurinë, pa gazin e pa batutat e tij. Kujtoj në Vlorë së fundi në dhjetor, që unë i kapa një peshk atij dhe e ftova se Rolandi e hante peshkun në mënyrë të jashtëzakonshme. E kishte një nga gjërat më të preferuar në ushqim, nuk linte asnjë fije në pjatë. Dhe unë e zura peshkun atje për të. U ndje aq mirë prej kësaj sa piu për herë të parë edhe një gotë raki që e kishte të ndaluar rreptësishtë. Tha do ta pi dhe pastaj u shkri nga kënaqësia dhe nuk reshti nga humori, sa mbaroi kjo drekë.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve