Flet vajza që përhapi audion fake në Whatsapp për koronavirusin: Ju lutem, ju lutem fshijeni se është bërë problem i madh...

TIRANË- Autorja e audios e cila u shpërnda me shpejtësi nëpërmjet Whatsapp, se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus, thotë se është identifikuar dhe është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të "lajmeve fake". "Është bërë problem i madh", dëgjohet të thotë në audion e dytë, teksa u ka kërkuar duke iu lutur vajzave të grupit të punës, ku dhe kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin.

"Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake.  Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni", thotë vajza në audion e dytë. Deri më tani, burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se vajza nuk është identifikuar, e për pasojë as nuk është thirrur në polici. Këtë deklaratë vajza mund ta ketë thënë nga frika pasi lidhur me atë audio pati një reagim nga ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri Edi Rama duke e mohuar kategorikisht.

Por çfarë thoshte ajo në audion e parë? Ajo, duke cituar vjehrrën e motrës së saj thotë se mbi 12 raste janë regjistruar vetëm këtë javë, por shteti po e fsheh këtë gjë, ndërkohë që jep edhe disa këshilla se si duhet të mbrohen.

"Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni "mirëmëngjes" "mirëdita", por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t'i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit", thoshte vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik. Megjithatë ndonëse ajo thotë se është thirrur në polici, nga uniformat blu nuk është dhënë një njoftim zyrtar që është identifikuar.

Lidhur me këtë pati një reagim edhe nga ministria e Shëndetësisë, ku sqaroi se informacioni është i pavërtetë dhe këshilloi lexuesit që t'u referoheshin vetëm burimeve zyrtare.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.n.: 24/02/2020 07:32

    Mesazhi i derguar me whatsap duket krejt normal dhe nuk ka qene anonim pasi ajo ja ka derguar kolegeve duke perdorur numrin e vet. Ajo ka tentuar te sqaroje se si duhen marre masat per te parandaluar perhapjen edhe e ka bere ne menyre krejt te rregullt. I vetmi gabim i saj mund te jete qe ndoshta nuk ka te infektuar ne spital. Gjithsesi une nuk shoh asnje qellim dashakeqes ne kete mesazh.

    Përgjigju
  • Sara: 23/02/2020 22:01

    Ju lutemi te tregoni kush eshte kjo putane qe perhap nje lajm te till se do i hyj virusi asaj,motres dhe vjehrres nga aty ku nuk i del me.Kjo eshte kriminele por asgje nuk do i ndodhi ne ket vend te qelbur

    Përgjigju
  • Alba: 23/02/2020 21:56

    Ne Itali nga dje nese del nga qytetet ne karantine menjeher te arrestojne.Ne Shqiperi nje plere perhap panik dhe frik dhe mendoj qe duhet te kalbet ne burg mundesisht me coronavirus.

    Përgjigju
    • Dorian: 24/02/2020 06:18

      N kin u be karantina dhe u perhap Si shpjegohet ?

  • tini: 23/02/2020 21:19

    Kjo vajze do paditur per perhapje paniku dhe jo thjesht fake news.Te hetohet nga prokuroria se dicka fshihet pas kesaj .Mundet ndonje motiv politik

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/02/2020 23:28

      Burg shtrigës së lsi dhe pd

  • Anonime po jo si ti: 23/02/2020 20:45

    Moj qelbanike mbas anonimatit fshihesh per pislleqe. Shume e turpshme po te rente cdo gje qe qarkullon verdalle. Po a ke familje a ke motra vellezer po prinder qe mund te tmerrohen?

    Përgjigju
  • Hipokrati: 23/02/2020 20:33

    Bashke me vajzen megafon duhet thirrur ne polici dhe vjehrra e motres se ajo e paska sajuar lajmin e rreme.mÇa u bene keta mjeke keshtu vegla qorre.

    Përgjigju
  • Shaban: 23/02/2020 20:32

    Le ta nxjerrin ne tv. Qe ta njoh per surrat e teme thote edhe ku e ka shtepine e ku punon.

    Përgjigju
  • O tej: 23/02/2020 20:09

    E ka mesu qutetari dixhital Berishe bashke me Qim Peken

    Përgjigju
  • Eri: 23/02/2020 20:05

    Mos u tremb o goce se aq sa u denua Qim Peka do denohesh edhe ti. Si tha zv.kryeministri Brace atehere per Syrin e Xenit dhe Likes? 7 Balle do denohen dhe u denuan lesh. Cudia me e madhe ne kete vend te koruptuar 3 dite zgjat dhe harroet. Ti perhap panik sa te duash. Te fala motres dhe vjeheres se motres.

    Përgjigju
  • meri: 23/02/2020 19:14

    Vajze e Re me shpirt Katran...,DENIM MAKSIMAL,dhe her tjeter,para se te bej marrzira te tilla,duhet te mendohet dy here...

    Përgjigju
  • Klodi: 23/02/2020 19:09

    Fantastike! Me tha vjehrra e motres! Lajme tipike per dinosaure. Injorante!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/02/2020 18:55

    Denohesh me burg per lajme te rreme we kane impakt me popull sipas ligjit te ri te dale pak kohe me pare

    Përgjigju
  • PROSTITUTA: 23/02/2020 18:38

    Shikoni sa pise të lera ka ky vënd kjo që në embrion i punon mëndja vetëm për keq. Po mor Zot çfar race pisët. Kjo fundërrin e ler në vënd që të mendoj për të bër ndonjë të mir për kombin e vet e ka mëndjen për pislliqe. Po kshu e paç dhe jetën tëde gjith jetës pis e paç PALAÇO.

    Përgjigju
  • Genti: 23/02/2020 18:36

    Po pse moj qelbesire shkruan dhena trishton me lajme false?? Ti meriton nje dajak te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie