ELBASAN- 14-vjeçarja nga Elbasani, në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi, ka treguar me detaje se si ka ndodhur sherri mes vëllait të saj dhe 2 vëllezërve Kovaçi, njëri prej të cilëve, Florenci humbi jetën. E reja ka treguar se ajo ishte duke pritur Mikel Kovaçin, 19 vjeç me të cilin kishin një raport më të tepër se shok, dhe në atë moment ka parë që ka ardhur vëllai i saj, 24 vjeçari Ardit Hida, i nxehur dhe që kishte dhe thikë me vete. Vajza tregon se fillimisht djemtë kanë debatuar dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin, dhe më pas Arditi, ka qëlluar fillimisht Mikelin, ky i fundit ka ikur me shpejtësi me shokun e tij, Rezartin, dhe më pas ka qëlluar Florencin afër zemrës. Si pasojë e plagëve, 28 vjeçari ka ndërruar jetë.
E reja është shprehur se Arditi, pasi vrasjes ka shkuar në një lokal, ka larë thikën dhe më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka fjetur gjumë për rreth 3 orë. Madje ajo ka treguar pwr Report Tv edhe bisedën me gjyshen dhe mamin, që u ka thënë se “po priste policinë pasi kishte vrarë 2 persona”.
14-vjeçarja ka treguar gjithashtu, se prindërit e saj ishin kundër lidhjes me Mikelin, i cili ishte i plagosur, madje është shprehur se së bashku konsumonin lëndë narkotike, madje prej 1 viti e gjysmë edhe ka shpërndarë drogë. Flitet se vëllai i viktimës ka pasur një video indime me të, por e reja thotë se nuk ka pasur dijeni.
Si ndodhi ngjarja?
Ishim te Sporti i vjetër, dhe isha duke pritur vëllain e atij që vdiq dhe një shokun e tij, Rezarti që ishte me ne dhe po prisja Florenc Kovacin, vjen Mikeli, pastaj vjen vëllai im dhe unë e shoh, e shoh të inatosur, dhe i them që të lutem që të mos ndodhin konflikte se unë e kam vëlla se po e shoh që është ketë, afrohet, ofendime nga të dyja palët, dhe pastaj ai nxjerr thikën, Mikeli ishte ulur, e shty vëllain dhe i them të lutem mos, dhe u ngrit Mikeli dhe donte të ikte sepse të shohësh një person ashtu e dinte se çdo të ndodhte, vëllai im i gjuajti, për punë sekondash, një herë, as nuk e mbajti thikën, Mikeli mban dorën te pjesa që e gjuajti dhe ikën me vrap me personin, me shokun e Mikelin, ikin me vrap të dy, Florenci ishte aty, ai donte të ikte po ishte shumë afër me vëllain tim dhe e kapi, i tha “hajde këtu”, dhe e merr vëllai, e kap me forcë dhe e pyet, kush janë kush nuk janë, por vëllai po e provokonte, që ta merrte vesh, po vëllai e dinte, se siç thotë Policia e Elbasanit, janë debatuar edhe më parë, dhe e kap Florencin dhe i gjuan në krahun e zemrës, unë e shoh, ulet Florenci për tokë, e ngre dhe e tërheq deri aty ku e kanë gjetur trupin e Florencit. Pastaj kishte ikur te lokali, kishte larë thikën, kishte ardhur në shpi, erdhi, u ndërrua, fjeti gjumë, pas 3 orësh vjen Policia, RENEA, Shqiponja, unë isha në shpi, në atë momente, se para se vëllai të çonte Florencin aty ku e gjetën, mua më tha vëllai ik në shpi, vjen gjyshja, kishte marrë mamin në celular, dhe i kishte thënë që “ma më duket se kam vrarë 2 persona”, ishte i vetëdijshëm për atë që kishte bërë, i thotë gjyshes, dhe po pres policinë në shpi, se e dinte se ca kishte bërë, i vënë prangat vëllait, marrin dëshminë time.
Çfarë lidhje ke pasur ti me dy vëllezërit?
Me atë që vdiq, Florencin, e njihja prej Mikelit, me këtë të fundit, e kisha më tepër se shok, se nuk dua të përdor fjalë të mëdha, dhe rrija gjithmonë me atë, vura familjen time, nuk e dëgjova, pinim lëndë narkotike bashkë.
Çdo njeri aty kishte fajet e veta, molla e sherrit isha unë, pastaj, këta ishin konfliktuar në fillim dhe një vëlla kur e sheh motrën e tij ashtu nuk e ka të lehtë, me Arditin e kisha më shumë e vëlla, shok, mam bab, se jemi rritur vetëm me gjyshen. Nuk e kam të thjeshtë kur e shoh vëllain ashtu.
Keni tentuar që të takoheni me familjen e të ndjerit?
Nuk kam shkuar, por të nesërmen, shkova afër lagjes, ku e kishte shpinë Florenci, thjesht doja ta dija se çfarë kishte ndodhur, e marr vesh nga x person, që me thotë “mos u duk fare, shfarosur nga ky vend”, se po të pamë , të vramë", pastaj nuk dal nga shtëpia.
Lajmi kryesor: