Flini 6-8 orë gjumë, redukton
rrezikun e problemeve kardiovaskulare

Flini 6-8 orë gjumë, redukton<br />rrezikun e problemeve kardiovaskulare
SHBA - Një studim i shkollës mjekësore në Çikago zbuloi se 6 deri në 8 orë gjumë në ditë është çelësi për të zvogëluar rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Nga studimi, hulumtuesit arritën në përfundimin se ata persona të cilët flenë më pak se 6 orë janë më shumë të rrezikuar të pësojnë atak në zemër në krahasim me ata që flenë 6-8 orë.

Kurse, ata persona që flenë më shumë se 8 orë janë dyfish të rrezikuar të vuajnë nga sëmundja e arteries koronare.

Sipas autorëve amerikanë të studimit, ky hulumtim është i pari që krahason kohëzgjatjen e gjumit në lidhje me pesë probleme të ndryshme kardiovaskulare.

Autorja e këtij studimi, Saurabh Aggarwal tha se "njerëzit të cilët flenë gjumë me orë ekstremisht të gjata janë më të rrezikuar të vuajnë nga problemet kardiovaskulare".

Në studim morën pjesë 6538 persona, të cilët kishin një moshë mesatare rreth 60 vjeç. Gjithashtu, studimi nuk lë pa përmendur edhe pasojat e një gjumi, kohëzgjatja e të cilit është relativisht e shkurtër.

Orët e pakta të gjumit shkaktojnë stres dhe rrisin presionin e gjakut.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset